Prostituta! I shanë djalin, Robert Aliaj ofendon rëndë vajzat live në emision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debat i ashpër në ‘Love Story’.

Batuta e Kristit gjatë javës së kaluar në emisionin “Love Story Talk” ka ngjallur polemika gjatë spektaklit.

Ishte Sellma ajo që deklaroi se fjalët e Kristit ishin të rënda, por opinionistët e kanë kundërshtuar duke i thënë se nuk duhet të përgjigjej ashtu.

I ashpër ka qenë Roberti, i cili teksa mbrojti djalin e tij ofendoi vajzat, të cilat në bllok u ngritën dhe u larguan nga studio. Edhe pse Alketa Vejsiu kërkoi nga Roberti një falje për vajzat, ky i fundit nuk u tërhoq nga deklaratat e tij.

Sellma: Ky është fenomeni më negativ i të gjithë shqiptarëve. Mua mos m’u drejto me prostitutë, drejtohu familjes tënde. Ti do të mbash përgjegjësi për fjalën prostitutë.

Robert Aliaj: Unë do të kap një model të një prindi ose të një djali që jetoi denjësisht.

(Vajzat largohen nga studio)

Alketa Vejsiu: Çfarë termi iu vendose vajzave, a e kupton? Ajo që pashë është skandal.

Bajroni: Ti nuk mund t’i drejtohesh një femre një atë lloj mënyre. Po jep vetëm antivlera, asgjë tjetër. Largohu ti i pari, pastaj ato vajzat.

Alketa Vejsiu: Do të nxisim debatin që të rrisim shikueshmëri?

Robert Aliaj: Unë s’kam ofenduar asnjë njeri. Unë kërkoj standard, kërkoj modele.

Alketa Vejsiu: Unë nuk devijoj biseda, nuk të atakoj ty në person. Të lutem, atako fenomenin, por mos shënjestro vajzat. Ato vajzat që largohen, kanë folur vetë. Ti duhet të bësh diçka që ata të kthehen në program.

Robert Aliaj: Asgjë, asgjë. Unë kam dënuar modelin që pashë aty dhe sjelljen që pashë këtu. Dhe në Talk thashë se kjo është pothuajse pornografi. Unë nuk respektoj një vajzë të paedukuar.

Lexo edhe :  "Dua poezi, por jo pa njerëzi". Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Alketa Vejsiu: E ke tepruar. Ti ke humbur që ata vajzat janë larguar, ti ke humbur Të lutem shumë, jam shumë e shqetësuar për programin se ato vajzat largohen. Bëj diçka t’i kthesh në program. Vajzat u larguan, duhet të bësh diçka.

Robert Aliaj: Unë nuk ia lejoj vajzës time të sillet në atë formë.

Alketa Vejsiu: Unë të respektoj, të lutem bëj diçka që ato vajzat të kthehen këtu.

Robert Aliaj: Ato ikën vetë, të vijnë vetë. Unë atakova një fenomen

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV