Ngjarja me pagat/ Braçe: Të hetohet! Mungojnë në listë emrat e disa punëmarrësve të famshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me publikimin e pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ky është një krim që synon destabilizim dhe se duhet të hetohet.

Ai shkruan se duhet të ketë gjykim dh dënim për cilindo që është i përfshirë, teksa shkruan se i bën habi sesi disa emra të famshën punëmarrësish në këtë listë.

Postimi i plotë:

POOO ESHTE KRIM!

MADJE SYNON DESTABILIZIM!

Ndaj;

DUHET TE HETOHET QE CKE ME TE,

LIGJERISHT, PLOTESISHT, NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE E DERI NE FUND;

TE KETE GJYKIM E NDESHKIM PER CILINDO TE PERFSHIRE-KY DUHET TE JETE FUNDI!

Tani;

Kurre nuk kam patur kuriozitet per rrogen e dikujt, sa paguhej;

Me se shumti jam interesuar per te rritur rrogen minimale, zeruar tatimin mi rrogen dhe ngritjen e dyshemese se te ardhurave te patatueshme; mbrojtjen e rrogave te shtreses se mesme te ulet.

As ky file i sotem nuk me ndezi kuriozitetin, madje as habine per ca rroga qe kane shastisur shumekend;

POOOO ME BEN PERSHTYPJE QE MUNGOJNE NE LISTE EMRAT E DISA PUNEMARRESVE TE FAMSHEM;

ATA SI MUNGOJNE?

Nuk ka mundesi qe Sistemi ne versionin ligjor te jete pa ta!

Ka vetem nje rast: Nuk eshte sistemi,

por nje material i prodhuar kriminalisht qe te duket si Sistemi dhe pa te famshit doemos te lidhur me kete krim!

Ndaj DUHET HETIM GERME PER GERME!

Nderkohe, me tej, eshte e qarte se:

NE NUK KEMI NJE TREG PUNE KU CMIMI PAGUAN MERITEN, EKSPERTIZEN, PERVOJEN, PUNEN E CILESINE E SAJ;

Tek ajo liste ka shume emra qe deshmojne kete por mua me beri pershtypje nje, specialist finance i quajtur Armand Duka me rroge 40 mije leke!;

Lexo edhe :  Studimi i ri/ Tingujt që përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore

INFORMALITETI ME RROGAT ESHTE DRAMATIK; MASHTROHET HAPUR E PA FRIKE POR DUKE SHKAKTUAR NJE DEM KOLOSAL, JO NE TE ARDHURAT E BUXHETIT TE SHTETIT POR NE TE ARDHMEN;

Nendeklarimet e rroges reale deformojne tregun, madje eshte e dukshme qe me shume para paguhen jashte sistemi se sa ne te!;

Nderkohe;

NJE PJESE E RROGAVE DUKEN TE PAJUATIFIKUARA, NUK NGJAJNE SI PRODUKT I PUNES POR PRODUKT LAVATRICESH (EDHE NE SEKTOR QE PREDIKOJNE TRANSPARENCE) TE CILAT I TRADHETOJNE BILANCET QE DOREZOJNE NE ORGANET FISKALE QE LUAJNE SYMBYLLURAZI!

E fundit;

E kuptoni tani se kujt i shkoi pjesa me e madhe e favorit fiskal mbi rrogat e larta qe u votua ne nentor e hyn ne fuqi ne 1 Janar?

Tani jam i bindur qe dy propozimet e mia-ai qe llogaria e re te prekte rrogat nga 50 mije leke e lart dhe, tjetri, nje ligj i ri per tatimin mbi te ardhurat qe mbledh cdo te ardhur-fitime, divident, aksione, qira etj dhe i taton ne shkalle progresive, ishin te drejta dhe jane BETEJE QE VAZHDON!

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV