Kur Uesli Klark deklaronte: Luftën në Kosovë e mbaroja për katër ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjenerali amerikan u lind me 23 dhjetor të vitit 1944

Uesli Klark është një ish gjeneral në i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ai u diplomua si valediktor i klasës së vitit 1966 në West Point dhe iu dha një Bursë Rhodes në Universitetin e Oksfordit, ku mori një diplomë në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi…

…Uesli Klark është bërë i njohur në qarqet e gjëra shqiptare pas emërimit të tij komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997. Klark gjatë luftës në Kosovë udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër objektivave serbe dhe kjo e ka shndërruar atë në njërin nga personalitetet më të vlerësuara në Kosovë.
Uesli Klark për luftën në Kosovë ka thënë se: “Këto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë”.

Fillimet
Si i ri mbeti pa baba dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Viktor Klark. Këtë gjë si dhe origjinën e tij, Ueslei e mësoi shumë vonë, pas moshës 20 vjeçare. Ai u lind me 23 dhjetor të vitit 1944. Babai i tij biologjik ishte Benjamin Jacob Kanne që kishte origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shek. XIX. Klark është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini me të cilën ka një fëmijë, Wesley i Riu, i cili ka përfunduar studimet në Kaliforni.

Shkollimi
Gjenerali Clark ka përfunduar Akademinë ushtarake në West Point të New York-ut, si kadeti dhe përfunduar studimet e larta të ekonomisë dhe politikës në Oksford të Anglisë në vitin 1966-1968.
Kështu gjatë periudhës së studimeve, Clark-u ka diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftë, Kolegjin e Komandës së Përgjithshme (për Oficer të njësiteve të blinduara në doktrinën e përgjithshme, të Vëzhguesit si dhe të komandantit të njësive ajrore)

Karriera
Në vitin 1976-1977 Clark-un e gjejmë si asistent special të drejtorit për buxhet në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së dhe si asistent i profesorit të shkencave Sociale në Akademinë ushtarake të SHBA-ve.
Në luftën e Vietnamit, atë e gjemë si toger që komandonte me tri kompani, të cilat ishin me detyrë luftarake në Lai Khe. Njësia e tij dallohej nga të tjerat për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve luftarake, çka do të thotë se kishte rezultate të shkëlqyeshme. Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar ai u dekorua me shpërblimin “Silver Star” (ylli i argjendtë).
Deri në vitin 1986 shërben si komandant i batalionit të parë të brigadës 77 të Divizionit të katërt dhe në këtë vit dhe në vazhdim të Luftës së Ftohtë, Klark merr përsipër komandën e brigadës së tretë të Divizionit të katërt të këmbësorisë. Këtë postë e mbanë deri më 1988.
Në periudhën 1994-1996 ai ishte përgjegjës për planifikimet e politikës ushtarake të SHBA-ve në botë pran Institutit për Planifikime Strategjike. Gjatë kësaj angazhohet në ngjarjet në Ballkan dhe për këtë qëllim së bashku me Holbrook-un disa herë u takua me liderët e serbëve të Bosnjës për të përgatitur takimin e Dayton-it.
Nga qershori i vitit 1996 deri në korrik 1997, shërben si komandant i forcave të NATO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Lexo edhe :  Beniada Nishani rrëfen rrugëtimin drejt Italisë: Anija para nesh u mbyt

Lufta e Kosovës
Më 11 korrik 1997 emërohet komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana merr urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia. Intervenimi nën komandën e Clark-ut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin:
-ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe
-ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhunë të banorëve nga Kosova
-kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova
-përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani
ardhja e virifikatorëve ndërkombëtarë në Kosovë
Gjatë kësaj ndërhyrje ai futi në përdorim edhe helikopterët Apash (Apache) dhe përgaditi hapësirën për sulmim në atë masë sa që më 20 prill edhe Bullgaria e vuri në dispozicion hapësirën e saj me kusht të garantimit të mbrojtjes së territorit të saj.

Epilogu
Operacioni i fundit të cilin Uesli Klark e drejtoi si shef i forcave të përbashkëta të NATO-s në Evrope ishte pikërisht ndërhyrja në Kosovë. Menjëhere pas luftës në Kosovë Klark doli në pension.

Të fundit

Po ndërtonte pa leje te “Syri i Kaltër”, pranga 33-vjeçarit

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane...

Si t’i bësh ballë zilisë që ke ndaj miqve, në lidhje me financat

Nëse rrjetet e tua sociale janë të mbushura me shoqe dhe shokë që po njoftojnë blerje shtëpish, promovime, pushime të vazhdueshme dhe blerje ekstravagante,...

BE “hap thesin” për Ukrainën: 5 mld euro ndihma, sanksione rusëve për Navalnyn

Ministrat e Jashtëm te Bashkimit Europian i përcollën një mesazh të fortë Rusisë me vendimet e marra në takimin e tyre të fundit në...

Kur lindi ideja e projektit për resortet në Sazan? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se projekti për resortet në Sazan është ende në fazë shqyrtimi, ndërsa me ironi iu përgjigj pyetjeve së gazetarëve se...

“Ju lutem mos më prekni më”/ Rama prek në faqe gazetaren në fund të deklaratës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje. Teksa gazetarja po...

Lajme të tjera

Web TV