Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut. Një mësues në gjimnazin “Ibrahim Temo” në Strugë ka goditur një nxënës të vitit të dytë me dorezë në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në njërën prej banjave të gjimnazit. Pas ngjarjes, mësuesi është mbyllur në njërën prej klasave, ndërsa kolegët e tjerë kanë kërkuar që të ndërpritet mësimi.
Adoloshenti është dërguar në spitalin e Strugës. Mediat fqinje shkruajnë se plaga i është shkaktuar në anën e majtë të kokës duke pësuar hemorragji. Për fatin e mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me mësuesin u arrestua nga policia. Por, ajo çfarë të befason është se ky mësues ka qenë një problem i madh për nxënësit dhe kolegët në gjimnazin “Ibrahim Temo”. Dy ditë më parë, ai ofendoi një kolege si dhe kërcënoi nxënësin e vitit të dytë, të cilin e dhunoi sot. Drejtoria e shkollës vendosi përjashtimin e tij për 3 muaj, madje, ka edhe një konstatim mjekësor se ai nuk mund të jetë në punë në prani të nxënësve.
Megjithatë, mbetet mister se si ai qëndruar ende pas përjashtimit në ambjentet e shkollës.