Telefonata për bombë në stacionin e autobusit në Prishtinë erdhi nga Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burime të besueshme të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës thanë se telefonata e pranuar nga një person ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është realizuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, dyshimet e para të policisë thonë se telefonata dyshohet të jetë realizuar nga Serbia.

Sidoqoftë, kjo telefonatë ka bërë që të evakuohet komplet Stacioni i Autobusëve, duke larguar punëtorët dhe qytetarët nga vendi i ngjarjes.

Për një kohë Stacioni i Autobusëve në Prishtinë qëndroi i rrethuar me shirita të policisë, më pas u lirua për qarkullim pasi aty nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve Arianit Grezda, tha se pas dy orësh punëtorët janë rikthyer sërish në vendet e tyre të punës dhe ka filluar edhe qarkullimi i autobusëve, kështu duke iu rikthyer normalitetit.

“Pas rreth 2 orësh jemi kthyer të gjithë në punë, është normalizuar situata dhe autobusët janë duke qarkulluar”, tha Grezda për Express.

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe Policia e Kosovës, “rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka konfirmuar gjatë ditës policia.

Pas kësaj policia konfirmoi për Express se pas kontrolleve të kryera në vendin e ngjarjes nuk u gjet asgjë e dyshimtë, teksa rasti është cilësuar si “Lajmërim i rremë”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Të fundit

Kryemadhi tall Metën/ Për të rritur reech-et në FB mund të dalësh dhe lakuriq

Deputetja Monika Kryemadhi është tallur me Ilir Metën pasi ky i fundit po tenton të tërheqë vëmendjen dhe të...

Beleri/ Karamuço zbulon detajet: Kemi një shkresë të vitit 2008 që tregon…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ka pasur disa shkresa nga SHISH, ku drejtues të...

“The Sun”: Ksamili, vendpushimi si Maldivet

Për shkak të fluturimeve në distanca të gjata, por edhe të shtrenja në ishujt Maldive, britanikët po shfaqin gjithnjë e më shumë hezitim për...

“Kryemadhi, viktima e parë e SPAK”/ Çupi: Ajo e ka kuptuar se…

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e...

Telefoni i Kryemadhit në SPAK/ Zbulohen bisedat që janë gjetur

Sonte në emisionin Opinion me Blendi Fevziun deputetja Monika Kryemadhi ka zbuluar se çfarë bisedash janë gjetur në telefonin e saj të sekuestruar nga...

Lajme të tjera

Web TV