Nga Ferrari, Lamborghini dhe Rolls-Royce!/ Ja makinat luksoze që përdoren më shumë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve ka vijuar sot me shpërndarjen e databazës së targave të automjeteve të të gjithë shoferëve dhe kompanive në Shqipëri.

Lista e re e përhapur sot në rrjetin Whatsapp përmban të dhënat personale të rreth 530 mijë qytetarëve të cilët zotërojnë një automjet.

Në këtë databazë nuk mungojnë dhe të dhënat e kartës së identitetit, emër mbiemër të qytetarit që e zotëron atë. Po ashtu në këtë databazë janë dhe numri i makinave që disponojnë të gjithë kompanitë në Shqipëri që në total janë rreth 61 mijë.

Kjo databazë ka dhe disa të dhëna interesante, përsa i përket numrit të makinave luksoze që kanë hyrë në Shqipëri dhe që janë regjistruar në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të Rigels Rajkut, i njohur si Noizy.

Po ashtu bie në sy se në vendin tonë janë në përdorim 37 Bentlly, 8 makina Rolls-Royce.

Lista e makinave luksoze vijon me 45 Lamborghini dhe 48 makina Maserati.

Trendi janë bërë dhe dy makinat që përdor kryeministri Rama, Cadillacu i më parshëm dhe GMC Yunko që përdor aktualisht.

Në Shqipëri figurojnë rreth 151 makina Cadillac dhe 49 makina amerikanë GMC.

Ajo që bie në sy është fakti se ndër makinat më të përdorura në vendin tonë është Mercedez Benzi me 89 087 mjetë të regjistruara.

Po ashtu figurojnë dhe 25 311 Audi në gjithë vendin./Panorama.al

 

Të fundit

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s...

Lajme të tjera

Web TV