Qeveria ndërmerr aktin normativ, zgjat afatin e procesit të rivlerësimit të banesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka dalë në një deklaratë për media në lidhje me zgjatjen e afateve të rivlerësimit. Në deklaratë ai tha se “Sot Qeveria Shqiptare përmes një akti normativ, zgjati afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri në 30 prill 2022.

Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave.
Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.
Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime.
Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin).
Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të
mirat dhe përfitimet e tij.

Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve.
Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit.

Për periudhën e fundvitit ju drejtohemi qytetarëve të ulim fluksin e aplikimeve në e-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit të kryejnë procedura pranë nesh”, tha Lame.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV