Një vajzë zbuloi se i dashuri i saj po e tradhtonte falë një selfie që ai i dërgoi gjatë një udhëtimi të supozuar me familjen e tij. Ajo tregoi se e zbuloi këtë tradhëti pasi vuri re një detaj të rëndësishëm në reflektimin e syzeve të tij të diellit.
Vajza ka publikuar në TikTok një foto që i dashuri i saj i dërgoi kur ai ishte me pushime duke bërë kajak. Por në syze ajo pa reflektimin e një vajze që po kalonte me kajak përpara të dashurit të saj paraqitur shumë qartë në reflektimin e syzeve të tij të diellit.
Kur ajo i shkroi për t’u sqaruar për këtë temë i dashuri e pranoi se e kishte tradhtuar pasi vajza tha se ajo ishte në rrugën e saj për t’u përballur personalisht me të.
Sapo e kuptoi se ishte kapur në flagrancë, ai thirri e vajzën për t’u ndarë me të, ndërsa po kalonte me kajak me të dashurën e tij të re. Vajza tregoi se i dashuri i saj fillimisht i tha asaj se ishte në një udhëtim me familjen e tij, por nuk e ftoi atë me vete sepse ishte nervoz që ajo nuk do të ishte “mjaft e mirë” për ta./ TheSun