Eklent Kaçi kampion bote në bilardo, Veliaj i jep medaljen e ‘Mirënjohjes së Qytetit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eklent Kaçi, i shpallur sërish kampion bote në bilardo në kampionatin që u mbajt në Las Vegas të SHBA-ve, u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I quajtur ndryshe edhe “Shqiponja e Artë e Shqipërisë”, për shkak të medaljeve të shumta të fituara prej tij në këtë sport, Eklent Kaçi u nderua me medaljen e ‘Mirënjohjes së Qytetit’, si një prej talenteve më të spikatur të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar.

“Na ke bërë të gjithëve të ndihemi mirë në një sport, që ndoshta nuk është shumë i përhapur në Shqipëri, por ndonjëherë vendi i vogël nxjerr talente të mëdhenj. Dua të të dhuroj një medalje shumë modeste krahasuar me medaljet që ke marr, por dua që ta dish se jemi krenar për ty. Çdokush ka talentin e tij, qoftë në bilardo, në kodim, në futboll, në menaxhim, mesazhi i kësaj medaljeje është: “kushdo që ka talent, që punon fort, që djersitet, që i arrin gjërat me meritë, jo me tarafe, jo me tesera, por vetëm me punë, është krenaria e qytetit tonë,” u shpreh Veliaj.

Të fundit

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV