U hodh në shpellën e Malësisë së Madhe/ RENEA-s dhe FNSH nxjerrin trupin e pajetë të 48-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendet trupi i pajetë i gruas 48-vjeçare në Malësi të Madhe, e cila i dha fund jetës duke u hedhur në një shpellë.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara. (foto iluestruese)

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja SH. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen  e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Ishte bashkëshorti i saj, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj që bëri kallëzimin pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe ishte larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk ishte kthyer më. Dje forcat e policisë kryen kërkime dhe në hyrje të shpellës gjetën një fletore dhe celularin, por kërkimet u ndërprenë për shkak të territorit të vështirë.

Të fundit

Dasma përfundon në tragjedi/ Nusja qëllohet për vdekje nga disa persona të maskuar

Një nga sulmuesit e dyshuar është vrarë gjatë një përplasjeje të armatosur, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar janë...

“Rrezikojmë luftë botërore”/ Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent pasi SHBA-të kryen një sulm me bomba në centralet bërthamore të Iranit. Të...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Brexit: Fundi i një iluzioni apo fillimi i një rrëfimi të ri britanik?

23 qershor 2016: Nga referendumi drejt ndarjejes që tronditi Europën dhe vetë Britaninë nga Leonard Veizi Ka çaste në historinë e një kombi kur zgjedhjet politike...

Lajme të tjera

Web TV