“Mori peng financierin e Berlusconi-t”/ Artan Hoxha flet për shqiptarin e njohur të kapur në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha njoftoi sot se është goditur një grup kriminal shqiptar në Ukrainë. Nga operacioni u sekuestrua kokainë me vlerë 10 milionë euro e blerë në Spanjë.

Sipas gazetarit investigativ një prej të shqiptarëve të arrestuar është anëtar i këtij grupi është shumë i njohur për autoritetet, pasi disa vite më parë ka marrë peng ish-financierin e Silvio Berlusconit.

“Tani së fundmi autoritetet në Ukrainë kanë goditur një grup shqiptarësh që lëviznin kokainë me vlerë 10 milionë euro.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që është shumë i njohur. Ka marrë peng financierin e Berlusconit. I kërkuan atij 35 milionë euro.

Një nga personazhet e atij grupi më rezulton anëtar i kësaj organizate. Ka dhe rumunë. Të lëvizësh një sasi kokainë me vlerë 10 milionë euro nga Ekuadori, përmes Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës, do një fuqi shumë të madhe,” tha Hoxha.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV