Shqipëria me opozitën më të dobët që nga viti 1990

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Javën e kaluar janë shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale tri lista, dy ku janë afishuar pagat e muajve janar dhe prill të të punësuarve në sektorin shtetëror dhe privat dhe një listë tjetër me targat dhe emrat e subjekteve që e posedonin, duke thyer çdo limit privatësie. A ka kosto qeveria për këtë skandal?

Sigurisht që ka kosto. Qeveria është ajo që ka detyrë ti sigurojë një sistem të lartë ruajtjeje të të dhënave në mënyrë që çdo gjë të jetë e sigurtë. Pra, krahas aksionit për digitalizimin e çdo veprimi për qytetarët qeveria kë detyrë paralele ta ketë të sigurtë këtë sistem. Dhe siguri do të thotë që të mos penetrohet asgjë, as nga punonjësit dhe specialistët e IT që janë por edhe ata që janë akrgaur. Justifikime që edhe në SHBA janë vjedhur të dhënat nuk është serioze. Nuk merret për shembull SHBA kur ndodh një gabim atje. Nga ato gabime duhet të kishte mësime dhe jo justifikime. Sigurisht që ai, apo më skatë ata, sepse kjo është e organizuar, kanë synuar të godasin qeverinë dhe të krijojnë destabilitet me këtë që kanë bërë. Është një lloj Wikileaks që mund ta përshtasim në Albanialeaks. Tani duhet të gjendet Julian Assange.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar skandalin e publikimit të të dhënave personale, por kjo gjë sipas tij nuk ç’bëhet. A ka reguar mjaftueshëm Rama për këtë ngjarje?

Unë mendoj se reagimi i Ramës dhe institucioneve të paktën deri tani është i duhuri. Përballë një fakti të kryer të një megaskandali kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë. Ata janë dorëzuar përballë asaj që ndodhi. Por për mua, Rama nuk duhet të mbesë deri këtu. Ai duhet të vendosë përpara përgjegjësisë administrative vartësit përgjegjës sepse me pjesën ligjore merren organet e policisë dhe prokurorisë. Këtu është çimentuar idea se mund të bësh çdo gjë dhe nuk të ndodh gjë. Pandëshkueshmëria është në rrënjën e shtetit tonë. Dhe pandëshkueshmëri nis që të mungesa e masave disiplinore. Po mirë, drejtësia ka faj që nuk arreston hajdutët e parave të shtetit, por të paktën Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kanë një detyrim që minimumi të pushojnë disa nga puna që janë bërë pjesë e skandalit. Një ministër, një drejtor mund të mos këtë dorë fare në nxjerrjen e të dhënave dhe nuk ka përgjegjësi ligjore sepse ajo është personale, por dreqi ta hajë ai ka përgjegjësi administrative dhe morale. Nëse një ministri apo drejtori i ndodh një skandal i tillë ai nuk duhet të qendrojë më në atë detyrë kushdo qoftë ai. Çmund t’i ndodhë më shumë një ministri apo drejtori se sa publikimi i të dhënave personale të 637 mijë shqiptarëve? Është për të vënë duart në kokë nëse askujt nuk i ndodh gjë. Nëse ata nuk ikin vetë Rama duhet t’i shkarkojë. Dhe nuk duhet të ketë kompleksin se nëse i shkarkon në opinion do të duket sikur është Rama fajtori. Sigurisht që nuk ka dhënë Rama urdhër të dalin të dhënat se i bie që ai të presë degën ku qendron vetë, por ama ata drejtorucët poshtë tij duhet ti shkarkojë që çke me të. Frikëra të tipit “prit se mos na del ndonjë i pakënaqur” dhe flet në publik, nuk e ndihmojnë sqarimin e çështjes por e rëndon Akoma më shumë atë.

Në gjykimin tuaj kush janë të interesuar të publikohen të dhënat e qytetarëve, ku tashmë nuk ka asnjë “konfidecialitet” me kartat e identitetit, adresën e banimit, pagën që marrin, automjetin që përdorin dhe numrin e telefonit të qytetarëve shqiptarë?

Ooo. Po ka që çke me të interesa. Ajo që Rama thotë se publikimi i të dhënave është bërë për destabilizim është e para dhe unë pajtohem me të. E destabilizon vendin që çke me të. Por shoqëria jonë është aq e inkriminuar saqë këtu vidhen miliona, vrasin pa asnjë teklif dhe janë të lirë rrugëve. Kështu që kur ndodh skandali të publikimit të të dhënave duket sikur te radha e dyqanit të lagjes gratë e pallatit po tregojnë për çdo komshi se çfarë pasurie ka, sa shtëpi dhe dyqane ka, sa para ka, sa makina ka dhe sa e ka numrin e telefonit. Është një lloj sporti prandaj ky skandal na duket më shumë se është marrë me sportivitet. Këtu nuk ëhstë faji i Ramës por i shoqërisë sonë.

Lexo edhe :  Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, a qëndron kjo kërkesë?

Nuk është kjo kauza që opozita duhet ti kërkojë Ramës dorëheqjen. Rama sapo ka marrë një mandat të tretë qeverisës dhe noton në ujra të qeta. Madje aq të qeta me ato që po ndodhin në opozitë saqë duket i lindur me këmishë. Opozita duhet të rregullojë mirë punët e saj që i ka lëmsh dhe si mos më keq. Nuk ka ndodhur kurrë që Shqipëria të ketë opozitën më të dobët që nga vitit 1990 kur u vendos pluralizmi. E përçarë, e ndarë më dysh, e pamotivuar dhe nuk të krijon frymëzim, kjo kërkesa e PD-së e bërë nga foltorja e zyrës me bravë të re, për dorëheqjen e Ramës, të këput shpirtin.

Nga ana tjetër qytetarët e kanë marrë më me “sportivitet”, ku nuk është shënuar asnjë protestë, por vetëm disa reagime në rrjetet sociale. Përse Shqipëria është kaq e pasigurt në ruajtjen e të dhënave personale, pavarësisht investimeve që janë kryer në sistemin digjital?

E thashë edhe më sipër. Shoqëria jonë është e sëmurë dhe e inkriminuar. Jemi një shoqëri që vesi vlerësohet për virtut, ku hajduti quhet i shkathët dhe vrasësi quhet biznesmen me pistoletë nën sqetull. Atëherë si mund të reagojë një shoqëri që lëngon? Kjo nxjerrja e të dhënave është sporti më i bukur për të diskutuar një shoqëri e sëmërë nga shumë e shumë probleme.

Si do e komentoni vitin 2021, me të paktën dy zhvillmet e mëdha: zgjedhjet e 25 prillit dhe situata në PD?

Kryelajmi i vitit 2021 mbetet zhvillimet në PD. Madje ky lajm sfumoi dhe e la pas zgjedhjet e 10-ta parlamentare pas rrëzimit të komunizmit dhe të 28-ta parlamentare në historiën e 109-vjeçare të shtetit shqiptar. Shpallja “non grata“ nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken e Sali Berishës, përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD, 28 “Foltore” të Berishës cep më cep të Shqipërisë, zhvillimi i dy kuvendeve të PD më 11 dhe 18 dhjetor, zhvillimi i referendumit për shkarkimin e Bashës dhe dy padi në gjykatë për dy logo dhe dy vula përbëjë buqetën e një lajmi të vetëm: PD është në ditën e saj më të vështirë që nga themelimi më 11 dhjetor 1990. E kam shkruar edhe më parë në gazetën “Fjala”. Me ato që po ndodhin është trishtuese të shikosh se si kjo PD ka mbetur e rrethuar vetëm nga dy personazhe: Lulzim Basha që e çoi në tetë vjet PD-në nga humbja në humbje dhe Sali Berisha që jo vetëm kthehet pas 8 vjetësh në pension politik, por që nëse fiton i bie të jetë 81 vjeç kryeministër. Nuk arrij të kuptoj se si në Partinë Demokratike të vitit 2021 nuk po dalin liderë të rinj, djem dhe vajza, burra dhe gra që të marrin në dorë fatet e PD. Më sjell trishtim që prej atyre që prisja që kjo situatë ti bënte të merrnin përgjegjësi, struken pas Bashës dhe të tjerë pas Berishës dhe të tjera akoma më keq, nuk pozicionohen, por presin se nga do anojë anija e cila herë duket sikur mbytet dhe herë sikur po arrin në port. Kjo është më e rënda e kësaj situate. Është situatë jo vetëm e paparashikuar më parë por edhe e paparashikueshme për të ardhmen.

Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të fundit

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT...

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik...

Horoskopi 16 Prill 2024, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI A jeni gati të përjetoni ditë shumë bindëse nga të gjitha këndvështrimet? Falë Hënës që është në anën tuaj. Gjatë ditës në dashuri mund...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është vendi i katërt. Zikaltrit e...

Lajme të tjera

Web TV