Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, Rama dhe Veliaj: Do jetë zona më e kërkuar bashkë me Kombinatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar pamjet nga pallatet e reja te ndërtuara në lagjen “5 Maji”, teksa garantojnë se do të jetë një nga zonat më të kërkuara. Rama dhe Veliaj sigurojnë edhe banorët e Kombinatit të prekur nga rindërtimi se dhe banesat e tyre do të kenë të njëjtin standard.

“Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend, do të jetë pas jo shumë vitesh zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”), me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim”, deklaron Rama dhe Veliaj.

Kryeministri dhe Kreu i Bashkisë nënvizojnë se familjet e pastreha do t’i marrin falas banesat e reja. “Krenar që të pastrehët e tërmetit në Tiranë do t’i marrin falas apartamentet e këtyre lagjeve, si një pasuri të patundshme e cila vetëm do të rritet”, theksojnë Rama dhe Veliaj.

Të fundit

“SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme. Prej vitit...

Hezbollah sulmon sërish Izraelin/ 14 ushtarë të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur...

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë...

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit. Ekziston frika...

Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani”...

Lajme të tjera

Web TV