Zbulohen fjalët e fundit para vetëvrasjes të DJ me famë botërore Avicii

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dj suedez Avicii u nda nga jeta në më 20 prill 2018 në moshën 28-vjeçare, duke trishtuar shumë fansa. Mediat e huaja raportojnë se ajo që producenti muzikor shkroi në ditarin e tij para vetëvrasjes së tij do të botohet në librin e ardhshëm të Mans Mosesson. Fjalët e fundit të shkruara në ditarin e tij, do të botohen në librin e ri me titull “Tim – Biografia Zyrtare e Avicii”.

Këngëtari Tim Bergling, i njohur si Avicii kaloi kohë në qendrën e rehabilitimit Ibiza Calm në 2015 pasi familja e tij ndërhyri dhe ndërsa ishte atje ai shkroi për dhimbjen e tij.

“Duhej të më shpjegohej shumë logjikisht për të kuptuar vërtetë natyrën e saj dhe se si më lëndon. Oh dhimbje. Pse kam dhimbje tani? Një ndjenjë e pakëndshme. Ndjehem sikur jam në një mënyrë të re të paracaktuar të qenies që është shumë i ri dhe pak i frikshëm. Ndjeva se frika e dy ditëve të fundit më kishte bërë kërdinë, por mbaj mend këshillat që të fokusohesha në frymëmarrjen time. Dëbimi i shpirtit është lidhja e fundit, përpara rifillimit!”– shkruan në ditar Avicii.

Autori i librit ka regjistruar biseda me prindërit e tij, Anky dhe Klas Bergling, miq e kolegë për jetën dhe karrierën e tij, ndërsa ka edhe dëshmitë nga qëndrimi i tij në një qendër rehabilitimi dhe detoksifikimi i tij nga droga dhe alkooli. Libri do të dalë më 18 janar dhe do të përshkruajë me detaje problemet e shëndetit mendor dhe abuzimit me substancat.

Të fundit

Myrto Uzuni largohet nga fusha i lënduar, lajm i keq për Sylvinhon

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u...

Ervin Karamuço “zbërthen” arsyen e fortë: Ja pse Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës

Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës sepse i trembet bandave të Aldo Bares. Kështu deklaroi eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, mbrëmjen e sotme...

Genoa mposht me “poker” Romën dhe zhyt në krizë verdhekuqtë

Genoa bën “poker” dhe shkatërron Romën në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Vendasit dominuan të gjithë takimin,ndërsa zhbllokuan sfidën në minutën e...

Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje...

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar...

Lajme të tjera

Web TV