Tragjedi natën e ndërrimit të viteve, nëna vdes nga i ftohti pasi iu veshi fëmijëve rrobat e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarja e rëndë u shënua natën e ndërrimit të viteve në kufirin mes Iranit dhe Turqisë. Një grua me origjinë nga Afganistani ndërroi jetë për shkak të të ftohtit pasi i kishte veshur rrobat e saj fëmijëve në mënyrë që të mos kishin ftohtë ndërkohë që përpiqeshin të arrinin kufirin turk, për një jetë më të mirë, raporton abcnews.al.

Sipas mediave turke, trupi i saj bashkë me dy fëmijët, njëri 8 vjeç dhe tjetri 9 vjeç u gjetën në një fshat në kufi me Turqinë nga rojet kufitare të Iranit.

Ata zbuluan se gruaja i kishte mbledhur këmbët e saj me qese, ndërkohë që i kishte dhënë fëmijëve çorapet për të mos patur ftohtë.

Dy fëmijët u gjetën në gjendje të mirë shëndetesorë dhe po marrin shërbim nga mjekët lokalë.

Nëna afgane ishte nisur nga Irani bashkë me fëmijet për t’u futur në Turqi me shpresën se më pas do të mund të udhëtonte për në Europë, por gjatë rrugës e kapi një stuhi bore duke e detyruar që të sakrifikonte jetën e saj për dy fëmijët.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV