Fotoja që i ndryshoi jetën një refugjati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ku ndodhet sot Anas Modaman, refugjati sirian i cili u bë i famshëm në vitin 2015, pas një selfie me kancelaren, Angela Merkel?

Modaman, tani jeton në periferinë lindore të Berlinit në një apartament me qira. Por gjashtë vite më parë, kur mbërriti në Gjermani jetonte në një konvikt refugjatësh. Ai ka arritur shumë që atëherë.

“Unë studioj për ekonomik. Punoj në të njëjtën kohë dhe jetoj me të dashurën time. “Shpresoj të marr më vonë nënshtetësinë gjermane”, tha ai.

“The selfie with the chancellor means a lot to me. It’s more than just a picture, it’s a symbol.”
Anas Modamani got famous through a selfie he took with Angela Merkel in 2015. He was one of thousands of Syrian refugees the German chancellor welcomed. How is he doing today?

Një selfie që bëri rastësisht me Angela Merkel e bëri papritur të famshëm. Imazhi i tij u shfaq në të gjitha mediat gjermane dhe më gjerë. Një familje gjermane e kontaktoi menjëherë, duke i ofruar një vend për të qëndruar.

“Fotoja që bëra me kancelaren ka shumë kuptim për mua. Është shumë më tepër se një fotografi. Është një simbol i humanizmit të Merkel. Ajo më ndihmoi, më shpëtoi jetën. Unë do t’i jem mirënjohës asaj për gjithë jetën time.”

Fotoja ishte prova se Angela Merkel ka një zemër të madhe, ajo na dha mundësinë të qëndrojmë dhe të integrohemi këtu”.

Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të bukura për Modaman që atëherë. Pas sulmeve terroriste islamike në Bruksel dhe Berlin, ai u vu në shënjestër si i dyshuar në shumë faqe të mediave sociale, duke e detyruar të  mos dalë nga shtëpia, shkruan abc news.al

Lexo edhe :  Zjarr masiv në Siçili/ Banorët vendosin maska dhe hipin mbi çati, evakuohen 20 familje

Por pavarësisht të gjitha historive, Angela Merkel mbetet heroina e tij. “Do të më mungojë shumë. Nëse do ta takoja përsëri, do të doja ta falënderoja për gjithçka që bëri për mua. Falë saj, sot kam një jetë. Dua ta takoj ta falënderoj dhe ti kërkoj të bëjmë sërish një foto bashkë,” përfundoj ai.

Të fundit

Greqiciteti i një censusi

Vera e re në fuçinë e vjetër Nga ROLAND QAFOKU Në faqen zyrtare të CIA-s, në seksionin ciafactbookalbania (Linku: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society) jepen...

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve. Në 74 qendrat e votimit...

Luftë në veri/ Vritet një polic kosovar, ekzekutohen 3 terroristë serb

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës....

Horoskopi ditor, 25 Shtator 2023

Dashi: Mundohuni të rrethoheni me njerëz pozitivë. Në përgjithësi ju jeni një shenjë lideri, që pëlqen të punojë vetë. Gjithashtu për këtë arsye ju menaxhoni...

Lajme të tjera

Web TV