Letra për Enverin: Vajza e atasheut polak, imorale! Qëndron në bankë në pozicion provokuese ndaj nxënësve te “Sami Frashëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet raport-informacioni “Tepër sekret” i vitit 1963, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, informon sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Markon, “Mbi veprimtarinë armiqësore të muajve të fundit në qytetin e Tiranës”, ku jepen të dhëna rreth disa grave dhe vajzave polake, hungareze etj, dhe shënimi që ka bërë Enver Hoxha për të hetuar hungarezen, Kloreta Nano, (bashkëshortja e Dr. Kosta Nano, mjek në Spitalin Ushtarak), e cila ka thënë se: “Enveri dhe Mehmeti jane injorantë”. Nga Dashnor Kaloçi Shprehja e famëshme e Leninit se; “Çdo komunist është një çekist”, duket që ka gjetur zbatim sa më mirë me komunistët e organizatës bazë të partisë të lagjes nr. 5 në qytetin e Tiranës në vitin 1963, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë detyrën e punonjësve të Sigurimit të Shtetit, duke ndjekur, survejuar, e mbledhur të dhëna për disa shtetase të huaja që ishin asokohe në Tiranë. Kjo gjë del dhe bëhet e qartë nga një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar Rita Markos, i cili në atë periudhë kohe mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, për organet e “Diktaturës së Proletariatit”.

Në raport-informacionin në fjalë, nga komunistët e asaj organizatë bazë, janë mbledhur një sërë të dhënash, “për veprimtarinë armiqësore” që zhvillonin disa vajza dhe gra të huaja, kryesisht polake, hungareze etj, të cilat ishin pjesë e trupit diplomatik të akredituara në Shqipëri. Si p.sh., vajza e atasheut tregtar polak, (nxënse te gjimnazi “Sami Frashëri”), apo ishin martuar me shqiptarë, si p.sh. agronomja hungareze, Edi Çeliku, punonjëse në ndërrmarjen e pastrimgjelbërimit të Tiranës dhe Kloreta Nano, bashkëshortja e doktor Kosta Nanos, asokohe mjek, në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë (dhe faksimilet përkatëse), pasi ka marrë raport-informacionin, Rita Marko ia ka dërguar atë Enver Hoxhës, i cili ka vënë aty shënimet përkatëse për secilin rast.

Lexo edhe :   Unaza e grusht-shteteve që po revolucionarizon Afrikën

Ndryshe nga rastet e vajzës gjimnaziste të atasheut tregtar polak apo agronomes Edi Çeliku, (e martuar me shqiptar), ku për “veprimtarinë armiqësore” të tyre Enveri nuk ka shkruar asgjë, në rastin e hungarezes Kloreta Nano, ai ka shkruar: “Të hetohet pasi e tillë do jetë”. Kjo, pasi ai nuk ja ka falur asaj fjalët e thëna për të se: “Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë injorantë, sepse nuk po e kuptojnë situatën, ndërsa Tito dhe Hrushovi janë burra shteti të mëdhenj që po shpëtojnë njerzimin dhe bota do të krenohet për këta…”

Të fundit

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

Lajme të tjera

Web TV