Maqedonia e Veriut do të gjobisë ata që punojnë të dielave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut ka miratuar një ligj për Vitin e Ri 2022 lidhur me ushtrimin e punës gjatë të dielave. Punonjësit do të duhet të mos punojnë në fundjavë, pasi do të pezullohen nga puna për 15 ditë, ndërsa kompanitë do të gjobiten deri në 1000 euro.

Ligji, i cili hyri në fuqi në 3 janar, detyron punonjësit për kategoritë e caktuara që mos punojnë të dielën, ose në rast të kundërt do të gjobiten. Personat që konstatohen duke punuar të dielave do të humbasin punën për 15 ditë herën e parë dhe deri në 30 ditë nëse përsëritet.

Bizneset do të gjobiten me 200 deri në 1000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë.

Këtej e tutje, punëdhënësi e ka obligim që t’i dërgojë një listë Inspektoratit të Punës të shtunave, për personat që do të punojnë të dielave.

Qendrat tregtare kanë të drejtë të punojnë të dielave, nga ora 10 deri në orën 20:00.

Të dielën do të jenë të hapura farmacitë, pikat e karburantit, furrat e bukës dhe të gjitha aktivitetet e tjera ku është e pamundur të ndalet procesi i prodhimit. /oranews

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV