Gruaja shtatzënë i shpëtoi për mrekulli atentatit, ishte ulur në tavolinën ku u vra Erion Çela

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Çela konsumoi kafenë e fundit me familjarët e tij, në një lokal në zonën e “Don Boscos”, këtë të martë pasdite.

35-vjeçari ishte ulur me vëllanë, dajën dhe tre të afërm të tjerë, kur dikush zbriti nga nja “Benz” i zi dhe nisi të qëlloi me breshëri plumbash drejt tyre.

Autori ka qëlluar jashtë lokalit drejt një tavoline ku po konsumonin kafenë katër të rinj, viktima Erion Çela dhe tre të afërm të tij, vëllai, daja dhe një grua shtatzënë.

46-vjeçari Arben Dani, vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela dhe daja i viktimës 41-vjeçari Edmond Crroj mbetën të plagosur. I pafat ishte kamarieri, që po i shërbente tavolinës së vetme që ndodhej në lokal. 19-vjeçari Azbi Selimaj u plagos në shpatull, por fatmirësisht është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja shtatzënë shpëtoi pa lëndime.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar skenën e krimit për të mësuar më shumë për ngjarjen e rëndë, ndërsa pistat kryesore dyshohet të jenë prishja e pazareve të drogës.

Zona, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është ndër më të populluar në kryeqytet. Disa dëshmitarë, kryesisht banorë të zonës, janë marrë në pyetje, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një makinën me targa të vjedhura, që i përkasin një mjeti tip “Smart”.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV