Viti 2022, ose siguria e mos – ndryshimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mateo SPAHO

Dekan i Fakultetit Ekonomik

Univeriteti Luarasi

 

Në cdo fillim viti natyrshëm lind nevoja për të analizuar si ka qenë viti që sapo ka perfunduar. Kjo për të parë se cfarë kemi gabuar dhe ku kemi patur fat, cilat kanë qënë investimet e shkuara dëm dhe cilat ato që në mënyrë të pritur apo të papritur na kanë dhënë shpresa dhe burime të reja për të parë të ardhmen me optimizëm. Po Shqipëria?

Hera e parë që treguesit ekonomik sipas matjeve “perëndimore” janë publikuar në Shqipëri ka qënë në vitin 1984. Personalisht këto tregues i gjeta në një bibliotekë italiane në Parma (Itali) në vitin 2009. Në indikatorët e ndryshëm që tregonin varfërinë e këtij vendi, që mburrej se po shkonte nga fitorja në fitore, vëmendja më ra në një indikator të thjeshtë fare…Raporti import/eksporte.

Në Shqipërine e viteve ’80 në vend ishin të hapura shumë aktivitete industriale dhe bujqësore, aq sa propagandohej se nuk kishte papunësi! Gjithsesi, nga 100 lekë mallra që importoheshin vendi arrinte të ekportonte vetëm 25! Me sa duket produktet Shqiptare nuk kanë pas qenë dhe aq të vleresuara jashtë shtetit për nga teknologjia dhe për nga cilësia…por do të thoni ju tani sapo erdhi viti 2022 dhe në 38 vite diference Shqiperia ka ndryshuar shumë…Padyshim!

Vecse, po aq rastësisht vura re se raporti import/ekporti kishte vijuar të ishte i njëti edhe për vitin 2009. Thënë ndryshe në 25 vite në Shqiperi, nga viti 1984 deri në 2009, Shqipëria kishte bërë xhiro rrotull vetes dhe thjesht kishte mbajtur të njëjtën aftësi prodhuese dhe konkuruese në raport me vendet e tjera.

Në fakt në periudhën 2007-2009 në vend u ndërmorrën një sërë reformash në lidhje me rritjen e prodhimit të energjise elektrike, rritjen e rendit dhe sigurisë publike, me permirësimin e gjendjes së infrastrukturës së përgjithshme, me fillimin e informatizimit të administrates publike dhe me subvencionet e para për sektorin bujqësor. Efektet u dukën në fakt nga rritja e produktivitetit të ekonomisë së vendit i cili pas 25 vitesh ndryshoi treguesin e famshëm import/ekporte. Ky tregues u përmiresua nga viti 2010 deri në vitin 2013 duke bërë që për cdo 100 lekë mallra të importuara ekportet të arrinin në 47 lekë.

Meqeënese shifrat kur janë të vërteta janë edhe kokëforta rritja e aftësisë së ekonomisë Shqiptare u vërejt edhe në xhepat e qytetareve pasi sipas Bankës Botërore fuqia blerëse e një Shqiptari në vitin 2007 ishte sa 23% e nje banori të Bashkimit Europian ndërsa që në vitin 2012 kjo fuqi blerëse arriti ne 30%.

Po sot që kanë kaluar më shumë se 8 vite nga viti 2013? Shqipëria ka ndryshuar shumë… Padyshim?

Për vitin 2021 Instati ka parashikuar se nga 100 lekë mallra të importuara vendi ka arritur të eksportoje 47 lekë (aq sa ne vitin 2013) dhe po të shohim Bankën Botërore ajo ka publikuar fakte se fuqia blerëse e Shqiptarit mesatar është sa 30% e një banori të BE-se (si në vitin 2012). Për pasojë, Demokratëve duhet tu them se nuk është shkatërruar gjithcka që nga ajo kohë dhe Socialisteve duhet tu them se Shqiperia nuk ka filluar të ndertohet me ardhjen e tyre në pushtet.

Lexo edhe :  Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

Përtej tifozerisë politike, zhvillimi ekonomik i një vendi nuk është ceshtje fati ose horoskopi, por pasojë e vendimeve politike që qeveritë, sipermarrësit, insitucionet jo qeveritare dhe qytetarët ndërmarrin në raport me vendin ku banojnë dhe ku shohin të ardhmen e tyre.

Për vitin 2021 mund të shkruaja për ndryshimin e cmimit të lëndëve të para duke filluar nga rritja e cmimit të Naftës në tregjet ndërkombetare dhe pasojat mbi ekonominë tonë, pa harruar deklaratën për emergjencë energjitike të Kryeministrit që deri më sot nuk e ka parë njeri. Mund të preknim argumentin e pasojave tëë termetit dhe nëse do të mbyllet rindërtimi në shtëpi dhe biznese për këtë vit të ri. Mund te flisja per restaurimin e disa shesheve te qyteteve dhe i perhershem dhe i kudogjendur eshte argumentimi mbi Covidin dhe pasojat ne ekonomi, transport, turizem, eksporte dhe jete njerezish te humbura…etj etj…

Jo nuk dua te analizoj asgje te tille sepse ne dekaden e fundit pertej fateve dhe incidenteve te perkoheshme asgje me rendesi nuk ka ndodhur per ekonomine Shqiptare dhe nuk ka ndodhur sepse asgje nuk eshte bere per te!

Ne kete dekade nuk jane thjeshtezuar procedurat burokratike ku fshihet korrupsioni, nuk jane ulur taksat, nuk eshte bere me e aksesueshme energjia elektrike, nuk jane ndertuar ato pjese te infrastruktures per te cilat kishte nevoje vendi, nuk jane rritur investimet e huaja, nuk ka nje politike per industrializimin e vendit qofte me zona te lira ekonomike qofte ne forma te tjera, nuk kemi nje sistem hekurrudhor dhe nuk kemi me as nje sere pronash publike sot pjese e PPP-ve te shumta e te erreta.

Nga reforma ne drejtesi ende asnje permiresim nuk eshte verejtur ne zbatimin e kontrateve dhe respektimin e tyre per bizneset dhe qytetaret. Ne sistemin shendetesor publik doktoret te thone te besh analizat ne spitalin privat perballe e te privatin doktori i dyte nuk di te interpretoje analizen, e natyrisht qe do te kthehesh te i pari me pas. Me mire mos te flasim per sistemin arsimor i cili u jep te gjitha fajet Universiteteve duke harruar me cilin nivel diturie shkolla e mesme i con nxenesit qe te behen student…e mund te vijojme keshtu pafund. Per kete arsye dy treguesit e mesiperm nuk kane ndryshuar ne 10 vitet e fundit, sepse asgje nuk ka ndryshuar!

Pjesa me e trishtueshme e ketij shkrimi eshte te pranosh brenda vetes se rinia Shqiptare e cila ka enderra, aspirata dhe deshira e shikon shpresen tashme vetem jashte shtetit!

Persa i perket vitit 2022 midis shume variablave nje gje e kemi te sigurt. Eshte siguria e mos-ndryshimit!

 

 

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV