Pilulat kundër koronavirusit/ Si duhet të përdoren dhe kush duhet t’i marrë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pacientët e infektuar me koronavirus kanë dy mundësi të reja për trajtim në vendet ku janë miratuar pilulat kundër tij.

Mirëpo, edhe pilulat i kanë rregullat e veta. Ato duhet të merren sa më shpejt që shfaqen simptomat.

Prandaj, testimi, marrja e recetës së mjekut dhe fillimi i mjekimit duhet të bëhen brenda një periudhë të shkurtër.

Rregullatorët amerikanë kanë autorizuar deri më tani pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid dhe atë të Merckut, molnupiravir.

Te pacientët me rrezik të sëmurjes së rëndë, të dyja pilulat kanë treguar se zvogëlojnë mundësitë e shtrimit në spital dhe vdekjes.

Pilula e Pfizerit ka qenë më efektive.

Kush duhet t’i marrë këto pilula?

Pilulat nuk janë për të gjithë personat që infektohen me koronavirus.

Ato janë krijuar për personat që kanë më shumë mundësi të sëmurën rëndë.

Aty përfshihen personat në moshë dhe ata me sëmundje shëndetësore sikurse ato të zemrës, kanceri apo diabeti.

Të dyja pilulat janë miratuar për të rriturit, ndërsa Paxlovid edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Kush nuk duhet t’i marrë këto pilula?

Pilula e kompanisë Merck, molnupiravir, nuk është e autorizuar për fëmijët sepse mund të ndikojë në rritjen e eshtrave të tyre.

Ajo nuk rekomandohet as për gratë shtatzëna, për shkak të defekteve potenciale te foshnjat.

Vaksina e kompanisë Pfizer nuk rekomandohet për pacientët me probleme të rënda të veshkave apo mëlçisë dhe as për pacientë me probleme të rënda shëndetësore.

Pilula nuk është adekuate as për disa pacientë që në atë periudhë janë duke marrë edhe ilaçe tjera.

Pilulat antivirale nuk janë të autorizuara për personat e shtrirë në spital me koronavirus.

Cilat janë fazat e trajtimit?

Lexo edhe :  Në arrati prej 20 vitesh, mafiozi arrestohet falë Google Maps

Pilulat duhet të merren sa më shpejt që është e mundur, brenda pesë ditëve të nisjes së simptomave të para.

Kolla, dhimbja e kokës, temperatura dhe humbja e shijes apo dhimbjet në muskuj janë disa prej shenjave.

Mjeku Cameron Wolfe, specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar Duke, sugjeron bërjen e testit në kohën kur manifestohen simptomat e para me koronavirus.

“Nëse prisni derisa të mbesni pa frymë, ju tashmë e keni kaluar kohën kur ilaçet mund të kryejnë punë”, ka thënë Wolfe.

Kur mund të blihen pilulat?

Në vendet ku ato janë të miratuara, pacientëve u duhet një recetë e mjekut apo e një punëtori të autorizuar shëndetësor.

Qeveria amerikane ka blerë ilaçe nga Merck dhe Pfizer dhe është duke i ofruar ato falas, mirëpo furnizimet mund të harxhohen.

Ato do të dërgohen nëpër rajone të ndryshme, në mënyrë që të jenë nëpër barnatore, qendra shëndetësore të komunitetit dhe vende tjera.

Trajtimi zgjat pesë ditë.

Disa farmaci mund të kryejnë një test të shpejtë për koronavirus dhe të përgatisin recetën brenda një vizite.

A kanë efekt pilulat ndaj variantit Omicron?

Pilulat besohet se kanë efekt për luftim të variantit Omicron, sepse nuk shënjestrojnë proteinën prej kur krijohen variantet e koronavirusit.

Të dyja ilaçet janë krijuar në mënyra të ndryshme për të parandaluar riprodhimin e virusit.

A ka mundësi tjera për pacientët e infektuar me koronavirus?

Po, mirëpo nuk janë të qasshme aq lehtë sa pilulat.

Ato duhet të merren përmes injeksionit nëpër spitale apo klinika.

Ato trajtime kanë për bazë antitrupa për luftim të virusit, ndonëse testimet laboratorike sugjerojnë se këto trajnime nuk janë shumë efektive ndaj Omicronit. /Rel/


Të fundit

Protesta e Berishës në PD, reagon Rama: Budallenjtë e vështirësojnë jetën më shumë

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas protestës së Sali Berishës në selinë e...

Pilulat kundër koronavirusit/ Si duhet të përdoren dhe kush duhet t’i marrë

Pacientët e infektuar me koronavirus kanë dy mundësi të reja për trajtim në vendet ku janë miratuar pilulat kundër tij. Mirëpo, edhe pilulat i kanë...

“Hajde se ta tregoj unë”, Beatrix Ramosaj acarohet me shoqen e Bora Zemanit

Në spektaklin e Big Brother u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix iu kundërpërgjigj Xheisarës. Në dhomën e rrëfimit,...

Kanina flet me gjuhën e heshtjes!

Vivra e bëri të dëgjohet  Nga Kadri Tarelli Pak kohë më parë, nëntor 2021, shkrimtarja dhe studiuesja Vilhelme Vrana-Haxhiraj, ose “Vivra”, solli në dritë librin e...

A po bëhet sërish pagan Perëndimi?

Nga Christopher Caldwell Në kulmin e sezonit të Krishtlindjeve, një sondazh i Qendrës Kërkimore Pew mbi fenë zbuloi se vetëm pak më shumë amerikanë e...

Lajme të tjera

Web TV