Një atentat me armë tronditi mbrëmjen e djeshme, Fushë- Krujën në fshatin Larushk. Pranë një karburanti në atë zonë nga sulmi me armë mbeti i plagosur në krah, ish efektivi i policisë Gentian Bejtja.
Skema si ndodhi ngjarja
41 vjeçarit Gentian Bejtja është qëlluar me armë, sapo ai kishte furnizuar mjetin me karburant dhe ishte në lëvizje.
Për pasojë Gentian Bejtja ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. I plagosur nga aksidenti ka mbetur edhe Klodian Stafuka, i cili ndodhej në mjet me Gentian Bejtjan.
Të dy të plagosurit, njëri nga plumbat dhe tjetri gjatë daljes së mjetit jashtë rrugës, janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Atentati i dyte ndaj Gentian Bejtjas
Gentian Bejtjas është hera e dytë që i bëhet atentat, ndërsa është një person me precedent të mëparshëm penal.
Në vitin 2016 ai i ka shpëtuar një atentati me telekomandë. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
Kush është Gentian Bejtja
41 vjecari është një emër i njohur për policinë. Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksplosiv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.
Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.
Hera e fundit që u pa Enver Stafuga i shoqëruar nga Gentian Bejtja
Enver Stafuka u rrëmbye mbrëmjen e 8 shkurtit 2015. Edhe pse data që mban kamera e sigurisë mban datën 9 shkurt.
Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina është Enver Stafuka. Dhe ora shënon 19:23 minuta.
Menjëherë pas tij, vjen Gentjan Bejtja. Më pas siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës.
Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal. 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, nxiton, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.
Ai duket teksa nxiton dhe drejtohet për te makina e tij. Është ky çasti, ku persona të veshur si policë, të cilët mesa duket po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër. Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit.
Edhe sot pas më shumë se 6 vitesh i pagjetur. Vetëm 2 minuta pasi ka ndodhur rrëmbimi, dalin qetësisht nga lokali, Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Themi qetësisht, pasi askush prej tyre, duket sikur nuk e ka parë aksionin e policisë ku u ‘arrestua’, Enver Stafuka që në fakt rezultoi të ishte rrëmbim.
Sot, gati 7 vite më vonë, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve. Policia e cila ka rihapur dosjen është duke hetuar grupin e Emiljano Shullazit, si të përfshirë në krimin e rëndë.
Video e marre nga BW
Kujtojmë se disa ditë më parë policia bëri disa arrestime në qytetet problematike dhe në Fushë Krujë ku u arrestua Marklen Haka. Nuk dihet nëse policia kishte dijeni për një attentat të mundshëm në këtë zonë e cila ka patur shumë probleme me ligjin.
Por kush i donte të vdekur Gentian Bejtjan dhe Klodian Stafuken
Policia po heton në disa pista dhe për shkak të “CV”, në ngjarjet kriminale ku përmendet emri i Gentian Bejtjas. 41 vjecari i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë ka deklaruar se nuk i kam parë atentatorët. Blutë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila tronditi Fushë Krujën.