Skandali me pagat/ Firmoset memorandumi me kompaninë e njohur të sigurisë kibernetike, ja çfarë ofron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e sigurisë kibernetike “Jones group international” do të ofrojë ekspertizën e saj në Shqipërim, për te gjitha sistemet elektronike për te mbrojtur databazat me te dhënat e qytetareve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar memorandumin e mirëkuptimit mes këtë kompani, me qëllim forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë.

Ky memorandum bashkëpunimi vjen pas skandalit të pagave, ku lista me emrat e tatimpaguesve shqiptarë u publikuan në rrjetet sociale.

VENDIMI
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

PR/LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË QYTETARËVE
Bazuar në Rregulloren e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Direktivën e Policisë, maxhoranca ka përgatitur një projektligj për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.
Projektligji përmban disa risi të rëndësishme siç janë forcimi i instrumentit të dhënies pëlqimit dhe mënyrat e përparuara të shprehjes së tij (duke përfshirë shprehjen e pëlqimit nëpërmjet klikimit). Gjithashtu, Projektligji forcon pozitën e qytetarit (subjektit të të dhënave) nëpërmjet të drejtave të reja të parashikuara në favor të tij, siç janë e drejta për t’u harruar apo e drejta e transferueshmërisë së të dhënave.
Projektligji parashikon sanksione administrative të zbatuara në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së në shuma të mëdha parash. Në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore për vitin financiar paraardhës.

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV