Drejtimi i PD-së/ Basha dhe Berisha përfundojnë në Prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha dhe Sali Berisha, drejtuesi dhe ish-drejtuesi i PD-së, do të thirren në Prokurori si kundërshtarë, për pasojat që rrodhën nga protesta e 8 Janarit. Të dy pritet të merren në pyetje për dhunën që erdhi nga jashtë dhe brenda selisë mes demokratëve të ndarë në përkrahës të Berishës dhe të Bashës.

Protesta e 8 Janarit pritej që të ishte e dhunshme për shkak të gjuhës së përdorur nga ish lideri Sali Berisha por edhe nga përgjigjet e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Dhuna ndaj demokratëve, gazi lotsjellës i përdorur nga brenda selisë blu, si dhe dhuna ndaj godinës së PD-së janë një kosto për dy demokratët që kanë ndarë PD-në më dysh. Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Tingëllon çuditshëm që dy demokratë do të jenë përballë njeri tjetri në prokurori si kundërshtar. Prokuroria do të thërrasë Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Ndërkohë që hetimet vijojnë. Prokuroria njoftoi ditën e hënë se 34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike.

Personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD dhe vijon marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Cuditerisht për Sali Berishën asnjë akuzë. E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi “dhunuesit” si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të “Lul Bravës”.

Lexo edhe :  Zgjoheni në mëngjes dhe ndizni direkt një cigare? Ja nga çfarë sëmundje po vuani

 

Të fundit

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg. Juristi u...

Lajme të tjera

Web TV