I moshuari merr 12 vaksina kundër Covid në një vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i moshuar indian është arrestuar nga autoritetet pasi mori shumë doza vaksine kundër Covid, të cilat ai pretendon se kanë pasur një efekt shumë pozitiv në shëndetin e tij përtej mbrojtjes nga virusi.

Ish-postieri Brahamdev Mandal, një banor i fshatit Orai në Bihar, mori dozën e tij të parë të vaksinës më 13 shkurt 2021. Më pas ai u vaksinua rregullisht deri më 4 janar, kur komploti i tij u zbulua përfundimisht. Më vonë u zbulua se ai bëri udhëtime të gjata për të marrë dozat shtesë.

“Qendra Shëndetësore Puraini ka paraqitur një ankesë kundër Brahmdev Mandal”, tha zëdhënësi i stacionit të policisë Puraini në një deklaratë, të cituar nga mediat lokale.

Mjekët thanë në ankesën e tyre për Mandalin se ai i ka mashtruar duke i siguruar karta të ndryshme ID në qendrat e vaksinimit.” Ky akt është shkelje e rregullit të vaksinimit Covid-19 ”, tha policia, duke shtuar se tashmë pensionisti përballet me akuza të shumta.

Megjithatë, me gjithë këto telashe, Mandal, i cili thotë se i ruan të dhënat e tij të vaksinimit dhe këmbëngul se në shumicën e rasteve ka përdorur dokumentet e tij, duket se nuk është penduar për atë që ka bërë. Ai rekomandon që të gjithë ta marrin vaksinën, pasi “ është mjaft e dobishme ” dhe “ ndihmon edhe dhimbjet e shpinës ”. Ai tha se niveli i tij i oksigjenit është ” përmirësuar ” dhe ai nuk është kapur as nga ftohjet që nga fillimi i ‘maratonës së tij të vaksinave’.

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV