Jeff Bezos, si e ndërtoi dyqanin më të madh në botë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në 12 janar të vitit 1964, në  Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si, Jeff Bezos; sipërmarrës dhe investitor me rol kyç në e-tregti. Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitje librash; më vonë për shumëllojshmëri mallrash, duke u bërë dyqani më i madh në World Wide Web (www),  dhe model i shitjeve në internet. Jeff Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante.

Jeff lindi në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17, 18 vjeçarë.  Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kuban, Mike Bezos, dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut, Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë.

Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës  Businessweek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan biçiketash. Gazetari shkoi nga Kalifornia për t’a intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte – A keni fëmijë? – Tedi i tha – Jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël.

Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend. Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon” i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar a kundërshtuar nga Jeff Bezos; megjithatë libri është në shitje në dyqanin internetik; amazon.com, drejtor ekzekutiv i të cilit është Jeff Bezos.

Lexo edhe :  Shuhet misteri/ Ja çfarë ishte "kasollja e çuditshme" e gjetur në Hënë (FOTO)

 


Të fundit

Cilët janë 4 deputetët e Berishës që i shpëtuan ndëshkimit nga Kryesia e PD

Kryesia e Partisë Demokratike firmosi sot përjashtimin e katër deputetëve, me në krye ish-kryeministrin Berisha si dhe pezullimin e...

Momenti kur një nënë hedh në plehra foshnjën e saj, mbledhësit e gjejnë pas disa orësh (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Mexico të Shteteve të Bashkuara ku një nënë e re ka hedhur në plehra foshnjën e...

Jeff Bezos, si e ndërtoi dyqanin më të madh në botë

Në 12 janar të vitit 1964, në  Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si, Jeff Bezos; sipërmarrës dhe investitor me rol...

Kisha Katolike e indinjuar pas arkivolit të mbuluar me flamur nazist

Në Romë kanë dënuar një ceremoni funerali jashtë një kishe që pa të pranishmit të mbledhur rreth një arkivoli të mbuluar me flamur nazist...

Balla flet për shkarkimin e Metës: Nisim menjëherë procedurat për president të ri

Në 18 janar do të mbahet seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Kreu u grupit parlamentar të...

Lajme të tjera

Web TV