Momenti kur një nënë hedh në plehra foshnjën e saj, mbledhësit e gjejnë pas disa orësh (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Mexico të Shteteve të Bashkuara ku një nënë e re ka hedhur në plehra foshnjën e saj të porsalindur.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit kur ajo e hedh në plehra foshnjën, e cila më pas është gjetur nga mbledhësit e plehrave.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjyshi i foshnjës që u braktis nga nëna e saj thotë se i biri i tij 16-vjeçar është babai i foshnjës dhe se familja e tij dëshiron që ta mbajë atë. 50-vjeçari Oscar Astorga, në një prononcim për mediat ka thënë se i biri i tij Stephen, nuk e dinte se ish e dashura, Alexis Avila, 18 vjeçe, ishte shtatzënë derisa lindi javën e kaluar dhe më pas u kap në kamerë duke e hedhur fëmijën në një kontejner mbeturinash prapa një qendre tregtare.

Në intervistën e tij ai ka pohuar se familja dëshiron që ta marrë foshnjën.

“Natyrisht që po përpiqemi që ta marrim. Ai është nipi im. Prandaj nuk mund të komentoj për asgjë, sepse po mundohemi që ta marrim nipin tim”, është shprehur ai.

Në bazë të mesazheve mes të riut dhe një miku, babai i foshnjës besonte se ish e dashura ka pasur abort dhe nuk ishte në dijeni se do të bëhej prind derisa ajo u arrestua për hedhjen e foshnjës në mbeturina.

Nëna e arrestuar i ka thënë policisë se nuk e dinte që është shtatzënë dhe e mori vesh këtë vetëm kur filloi të kishte dhimbje në bark. Ajo është akuzuar për tentim-vrasje dhe abuzim të fëmijës dhe pritet të paraqitet në një gjykatë në Lovington.

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV