“Nuk jam robot ja q*fsha r*pt! Je fëmijë”/ Merr fund lidhja mes Donaldit dhe Beatrix?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lidhje me shumë pikëpyetje dhe diskutime.

Marrëdhënies mes Triksës dhe Donaldit, brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka ardhur fundi. Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij Bora.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimi i vetëm.

Në shumicën e kohës, Donaldi është ndjerë pishman për hapin e tij të nxituar, e pikërisht tani duket se ka shfrytëzuar një moment të dobët të Beatrix, për ti dhënë edhe goditjen finale, edhe pse këngëtarja tregoi një moment pjekurie, ditën kur në shtëpinë e Big Brother fluturoi parashuta për ditëlindjen e ishit të të dashurit të saj.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.

‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.

“Nuk jam unë as robot, as klloun ja q*ifsha ropt, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

Lexo edhe :  “Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.

Fjalën klloun Donaldi e përmendi edhe gjatë shoë-t, duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të. Deklarata e tij u kundërshtua fort edhe nga Arjola.

Ky moment i lojës, ku Donaldi po bën gjithçka për të fituar çmimin e madh, duket se e bën të pamundur vazhdimin e lidhjes që nisi me shumë pikëpyetje në formë nxitimi, dhe hakmarrje ndaj Borës.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV