Gazetari ia thotë në sy Berishës: Ke vrarë 4 qytetarë në mes të Bulevardit, mos e nxi më Shqipërinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live ne televizionet në Kosovë. Gjatë një debati në emisionin ‘Tv Dukagjini’, gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.

Debati

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.
Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.
Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.
Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.
Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.
Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.
Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.
Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.
Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.
Gazetari: Tërhiqu sa je në kohë dhe mos e nxi më Shqipërinë


Të fundit

Gazetari ia thotë në sy Berishës: Ke vrarë 4 qytetarë në mes të Bulevardit, mos e nxi më Shqipërinë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live ne televizionet...

Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë

Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit. Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl...

Pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes, futbollisti poston foton e parë pas sulmit në zemër

Usman Koulibali pësoi një atak në zemër së fundmi gjatë një ndeshjeje në Al Wakr, duke tronditur botën. Megjithatë, ndihma e Hames Rodrεςguez dhe stafi...

Kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu/ Rexhep Kolli: Në vitin 1967 kur isha Drejtor i Sigurimit, më thirri Kadriu dhe më tha se Feçor Shehu…

Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat...

Dodik “non grata”, disa eurodeputetë letër Von der Leyen: Hetoni edhe Oliver Varhelyi-n

Shpallja non-grata dhe sanksionet e SHBA-së ndaj liderit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik duket se ka trazuar “ujërat” në Bashkimin Europian. Një grup eurodeputetësh...

Lajme të tjera

Web TV