“Kush kapet me armë dihet që është shqiptar”, reagon komiteti shqiptar në Selanik ndaj gazetarit grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Drejtues i Komunitetit Shqiptar të Selanikut ka reaguar ndaj komentit të gazetarit grek i cili solli shumë reagim tek shqiptarët pasi i cilësoi si persona të përfshirë në krime .

Gazetari i grek Nikos Evangelatos duke iu referuar një rasti të raportuar në media për një shqiptar të kapur me armë ai e përshkroi këtë si diçka normale për sa kohë i arrestuari kishte origjinë shqiptare.

Një koment i tillë ka ngjallur shumë debat dhe ka bërë që komiteti shqiptar të reagojë përmes një letre të dërguar stacionit televiziv MEGA dhe Unionit të Gazetarëve të Athinës, ku kërkojnë një reagim dhe sensibilizim për komentet e përdorura nga ai.

“Këshilli Drejtues i Komunitetit Shqiptar të Selanikut proteston ashpër kundër komentit fyes dhe racist të gazetarit z. Nikolaos Evangjelatos.

Konkretisht, më 10 janar 2022, në emisionin e televizionit MEGA, z. Evangjelatos komentoi arrestimin e një shtetasi që mbante armë me vete, dhe që rastësisht ishte me origjinë shqiptare, me shprehjen: “Eh, do thoni, e çfarë do ishte mëse e zakonshme?”, duke lënë të kuptohet se shqiptarët me banim në Greqi janë posedues armësh.

Kjo frazë e gazetarit bëri shumë përshtypje negative tek teleshikuesit grekë, shumë prej të cilëve reaguan ashpër ndaj shprehjes së tij raciste.

Ky formulim me kritere fenotipike dhe raciste ndaj një komuniteti të tërë, stigmatizon dhe fyen hapur jo vetëm mijra familje me origjinë nga Shqipëria të cilat me kaq përpjekje dhe mundim jetojnë, punojnë dhe shkollohen prej 30 vitesh në Greqi, por njëkohësisht përçan dhe ofendon popullin grek i cili ka përqafuar në gjirin e tij këtë komunitet të madh, në një mënyrë që përbën model dhe shembull  të humanizmit.

Lexo edhe :  Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj: Shmangni me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Neve nuk na interesojnë pikëpamjet shoqërore apo kulturore të z. Evangjelatos, por jemi të prekur nga krijimi prej tij i stereotipit racist dhe promovimi i tij përmes stacionit televiziv MEGA, duke ulur nivelin e misionit të gazetarit dhe duke frymëzuar paragjykime raciste që helmojnë ndjenjat demokratike të shoqërisë greke.

Kjo retorikë urrejtjeje, që çon në nxitje raciste kundër Komunitetit Shqiptar të Greqisë, është e papranueshme moralisht dhe e dënueshme penalisht nga legjislacioni aktual.

Këshilli Drejtues i Komunitetit Shqiptar të Selanikut proteston ashpër dhe kërkon sensibilizimin dhe reagimin tuaj të menjëhershëm ndaj deklaratave të papranueshme të z. Nikolaos Evangjelatos”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV