Xhejms Xhojs, irlandezi i papërsëritshëm i prozës romanore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari vdes më 13 janar 1941, gjatë një ndërhyrjeje kirugjike

Ai konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX. Autori irlandez është i njohur me romanin e tij “Uliksi” botuar në vitin 1922, me veprën e shumë diskutuar “Fineganë zgjohuni” botuar në 1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” botuar në 1914, si dhe romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit në rini” botuar në 1916….

…Quhej Xhejms Xhojs (James Joyce). Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi jashtë Irlandës, universi psikologjik e krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it.

Fillimet

Ai quhet ndryshe edhe “Shkrimtar i Brezit të Humbur” ky emer i është dhënë pasi ai jetoi mes luftës së Parë dhe te Dytë Botërore. Xhojsi ka lindur në Dublin, më 2 shkurt 1882 nga John Stanislaus Joyce dhe Mary Jane Murray, në një familje katolike irlandeze. Por kushtet financiare shkojnë duke u bërë gjithnjë e më shqetësuese. Prindërit e regjistruan në shkollën katolike të jezuitëve, Clongowes Wood College, pastaj studion edhe në Belvedere College, institucion tjetër jezuit. Qwndroi tri vjet larg familjes. Meqë ishte nxënës i talentuar kishte mundësi të shkollohej falas. Laurohet në gjuhët moderne. Që në vitet e studimeve manifeston një karakter antikonformist dhe kryengritës. Më 1904 shkruan veprën autobiografike “A Portrait Of The Artist” (Portreti i një artisti) të cilën vendos ta shndërrojë në roman “Stephen Hero” (Heroi Stefan). Romani konsiderohet një afresk i shkëlqyer estetiko-metafizik, ku vend qendror zë kërkimi i së bukurës, parë në kuadrin e ankthit të njohjes së çështjes kryesore të ekzistencës: të vërtetës. Stephen Dedalus nuk është thjeshtë një personazh, por një metaforë e madhe e artistit modern, antikonformist e kryengritës kundër dogmatizmit social, shprehur nëpërmjet analizave komplekse psikologjike të shpirtit të protagonistit.

Botimet

Ndërkohë kishte filluar që të shkruante poezi, të cilat i botoi në vëllimin “Muzikë Dhome”. Në këto poezi ai u përmbajt në modelin romantik dhe e romantikës së vonuar. Ndërsa në gazetën “Irish Homestead” botoi tri tregime të cilat më vonëdo të përmblidheshin në një tjetër libër thelbësor të Xhijsit të titulluar, “Njerëz nga Dublini”. Po në këtë kohë u takua me Nora Barnacle, që vinte nga pjesa perëndimore e Irlandës në kërkim të punës si kamariere, e cila pastaj iu bë shoqe për të gjithë jetën. Më 1902 pas vdekjes të së jëmës detyrohet që të sigurojë vetë mjetet e jetesës, duke dhënë një kohë mësim në një shkollë të Dublinit, pastaj transferohet në Trieste, ku u njoh me Italo Svevo, që aso kohe ishte vetëm një nëpunës i zymtë krejtësisht në anonimat. Në Trieste ai vazhdoi që të jepte mësim, por i shqetësuar, duke ndjerë se ky qytet ishte tepër i ngushtë për të, preferon që të transferohet në Cyrih. Më 1922 i kthehet edhe një herë Parisit, ku qëndron aty deri më 1940, dhe pas pushtimit nazist detyrohet që të gjejë strehë rishtas në Cyrih. Në fillimet e tij krijuese, gjatë një periudhe pushimesh që kalon në Romë, ai punon si korrespondent i huaj i një banke, dhe fillon që të projektojë ende pa hedhur asnjë rresht në letër, një tregim të jetës dublineze, që do të shërbente si embrion për Uliksin.

Epoka eksperimantale

Mjafton të studiosh Xhojsin të kuptosh se pjesa e parë e shekullit XX paraqet një epokë të eksperimenteve në të gjitha fushat e kulturës. Duke eksperimentuar forma të reja, modernistët e përqendruan vëmendjen në proceset mendore që zhvillohen në qenien njerëzore, duke kërkuar t’i eksplorojnë ato procese. Nga teknikat e përdorura për të shprehur përroin e ndërgjegjës përfshihen “Flash Back”, ngjarja brenda ngjarjes, përdorimi i similitutave, pra krahasimeve të stërzgjatura, metaforave dhe sistemit të veçantë të pikësimit. Metoda e përdorur nuk përfill logjikën e subjekteve, rregullat e sintaksës dhe shenjat e pikësimit pikërisht për të pasqyruar kaosin e mendimeve.

Lexo edhe :  “Kisha vetëm 3 euro të fundit, mami po qante”, si mbyti varfërinë Olen Çezari në Itali

Jeta private

Në rrafshin privat të Xhojsit, duhet shënuar sëmundja e rëndë e syve dhe për disa kohë humbja e plotë e shikimit, çka e detyroi të bënte ndërhyrje të panumërta kirurgjike. Udhëton pa pushim midis Anglisë, Zvicrës e Gjermanisë. Fragmente të “Finnegans Wake” (Zgjimi i Fineganëve), kryevepra e kryeveprave, janë publikuar nga revistat letrare avanguardiste, duke shkaktuar gjykime të ashpra dhe polemika. Fillojnë shqetësimet e para mendore të së bijës, por Xhojs e mban atë gjithmonë me vete, duke e lënë në klinikë vetëm gjatë krizave më të shfrenuara. Më 1939, më në fund, publikohet i plotë “Zgjimi i Fineganëve”, një zhvillim monumental i temave strukturore të “Uliksit” frymëzuar nga filozofia e historisë së G. B. Vico. Pas fillimit të Luftës II Botërore, Xhojs shkon në Zyrih, Zvicër. Vdes gjatë një ndërhyrjeje kirugjike, më 13 janar 1941.

Romani “Uliksi”

Uliksi është vepra e dytë madhore e opusit xhoisian. Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve Uliksi ka patur në letërsi një efekt të pa krahasueshëm. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka që vetëm një elitë intelektuale rreket ta shfrytëzojë për të shtuar madhështinë e vet; dhe nga ana tjetër, libri ka kapur tregjet dhe është shndërruar në kulturë popullore, që e tregon fare hapur. Romani pretendon të jetë një epikë kryeposhtë, ku protagonisti humb në kaosin e Dublinit të fillimshekullit duke bërë “gjeste” banale e të rëndomta. Shkruar mes viteve 1914-‘21, kryevepra përfaqëson një revolucion estetik, ku përvijohet një këndshikim krejt i ndryshëm i formave, strukturave e përmbajtjeve të romanit. Vepra është thellësisht autobiografike e në të njëjtën kohë objektive, një paralelizëm midis mitit të Odisesë dhe realitetit të jetës dublinase, filtruar përmes shijes personale për filozofinë, artin, historinë e gjuhës dhe variacioneve të saj.

Nga pikëpamja teknike, përdorimi sistematik i “Stream Of Consciousness” (“Përroi i ndërgjegjes”), arrin në nivele të skajshme e të paarritshme. Në “Ulisse” kërkimi estetik e eksperimental monton “strukturat e thella” të fjalës, me një punë “inxhinierike” mbi trajtat e errëta të komunikimit gjuhësor, nga strukturat e anglishtes dhe prek rrënjët arkaike të të folurit. Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Xhoisi – i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re. Ajo që duket si roman u shndërrua në një seri metamorfozash të gjendjes, perspektivës, të stileve, ngjyrimeve tematike. Është bazuar në një epikë klasike, përmban pasazhe lirike, forma dramatike, është i mbushur me parodi, imiton teknikat muzikore dhe kërkon një vëmendje ndaj detajit që në përgjithësi aplikohet vetëm për poezinë. Xhojs u përpoq të arrinte më afër asaj që ndodh në mendjet tona duke rafinuar teknika tradicionale në atë që asokohe u quajt monolog i brendshëm, një lloj lexim – mendimi i verbalizuar, me të gjitha rastësitë e subjektivitetit, frazat e hedhura rëndom, sfida ndaj rendit logjik apo ndaj strukturës gramtikore të fjalisë. Jo gjithçka që na kalon në mend është e denjë dhe kuptimplote.

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV