Djokovic i anulohet viza për herë të dytë, ministri australian: Është për të mirën e popullatës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Çështja e tenistit Novak Djokovic ka marrë sërish një rrjedhë tjetër, pasi ministri australian i Emigracionit Alex Hawake vendosi të përdorë fuqinë e tij për t’i anuluar vizën serbit.

Menjëherë avokatët e tenistit vendosën të apelojnë vendimin, pasi në të kundërt ai rrezikon të dëbohet menjëherë nga vendi. Anulimi për herë të dytë i vizës sipas ministrit të Emigracionit u vendos ‘për arsye të shëndetit dhe rendit public, pasi është në interes të popullatës së Australisë’.

Ky vendim pasoi atë të datës 10 janar të gjykatës federale të Melburnit që i lejoi tenistin serb të merrte vizën, pasi disa ditësh pritje në paraburgim. Për rrjedhojë çështja mori edhe përmasa politike, me kryeministrin serb Vuçiç i cili akuzoi Australinë për keqtrajtim të numri 1 të botës.

Në rast se Djokovic nuk fiton të drejtën e vizës në gjykatën e apelit do dënohet të mos hyjë në Australi për 3 vite. Shkak për anulimin e vizës herën e dytë u bë një deklarim i rremë për kohën kur Djokovic kishte kaluar COVID-in, ndërkohë që koha i ka mbetur në dispozicion është e pakët. ‘Australian Open’ nis më 17 janar dhe organizatorët kanë bërë gati zëvendësuesin e tenistit serb.


Të fundit

Vajza nga Tirana nuk pyet për temperaturat, zhvishet dhe kërcen para dyqanit (Video)

Çudirat nga Tirana nuk kanë fund, e kjo e sotshmja e vërteton një gjë të tillë. Një vajzë nga Tirana,...

Kriminelët shqiptarë aleanca të fuqishme në Ekuador/ Në 4 vitet e fundit janë kapur 721 vetë

Numri i ballkanasve në Amerikë Latine po rritet vazhdimisht. Policia ekuadoriane raporton se nga viti 2014 deri tani janë arrestuar 24 trafikantë ballkanas të...

Djokovic i anulohet viza për herë të dytë, ministri australian: Është për të mirën e popullatës

Çështja e tenistit Novak Djokovic ka marrë sërish një rrjedhë tjetër, pasi ministri australian i Emigracionit Alex Hawake vendosi të përdorë fuqinë e tij...

Rritja e çmimeve, Braçe thërret në interpelancë qeverinë: Keni për detyrë të vendosni çmime të drejta

Deputeti socialist Erion Braçe ka thirrur në interpelancë qeverinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa thotë se ka thirrur në interpelancë në...

E turpshme! Adresa fallco i përmend djalin që ka ndërruar jetë Flutura Açkës, reagon aktivisti: Kjo është kafshëri!

Lufta politike mes Berishës dhe Bashës po reflektohet në format më të këqia në median online. Aktivisti i PD-së, Skerdjan Dhuli, ka reaguar ashpër lidhur...

Lajme të tjera

Web TV