“Faqja e fundit” e Gazmend Kapllanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Nuk kënaqem lehtë nga një shqiptar që shkruan roman. Jam i mjaftuar në jetë të ruaj shijen e produkteve Made in Kadare dhe e disa shkrimtarëve me të cilët jam rritur dhe ende vijoj ti kem për zemër. Në folderat e mbushur dëng të memories time pak vend ka për të futur rishtas këtë gjini prandaj vitet e fundit jam tepër selektiv. Isha mjaft kureshtar të lexoja librin e fundit të shkrimtarit Gazmend Kapllani. Nuk e fsheh që së pari e nisa nga vlerësimi për të si një shqiptar i lirë që thotë atë që mendon dhe tepër aktiv në median shqiptare në 20 vitet e fundit edhe pse jetonte jashtë Shqipërisë. Por për mua kureshtia e dytë lidhej me atë se në çfarë cilësie dhe stili mund të sjellë nje vepër një shkrimtar shqiptar që pasi ka lindur këtu, është formuar këtu dhe tashmë prej disa dekadash jeton jashtë. “Faqja e fundit” nuk është vetëm një befasi pozitive, por me fuqinë e një shpërthimi në letërsi të atyre që jetojnë jashtë dhe që rrekin të shkruajnë për ne që vijojmë të jetojmë këtu brenda. Fabula e romanit vërtetë është marrë nga epoka e diktaturës dhe epoka që po jetojmë, por Kapllani i ka ndërthurur aq mirë e aq bukur sa jo pak njerëz mund të imagjinojnë se janë pikërisht ata dhe historia e tyre që ka shërbyer për muzë e autorit. Personazhi kryesor, Melsi, mua më ngjan të jetë vetë shkrimtari Kapllani. Mund të gabohem për këtë, por mjeshtëria e Kapllanit është ta sjellë heroin e tij të natyrshëm dhe që nga faqja e parë deri te e 138-ta të mban të ngjitur si me tutkall me personazhe, vende, ngjarje që më bëjnë të besoj se ai është, nuk ka mundësi të jetë tjetër kush. Kapllani ka ditur gjithashtu të sjellë bukur edhe ndërkombëtarizimin e personazheve. Këtu kemi një shqiptar të lindur në Shqipëri dhe jetojnë në Greqi. Një tjetër që rezulton të jetë kriptohebre. Një tjetër akoma i dashuruar me një kineze dhe një tjetër akoma digjet nga dëshira për të kapërcyer dete e oqeane për të shkuar në Lindjen e Largët. Fabula sjell një kulm kur zbulohet se gjatë diktaturës Isai dhe kinezja Mei-Zen sipas rrëfimit kishin bërë dashuri me etjen e të burgosurve dhe me çmendurinë që u jepte mendimi se kjo lidhje nuk kishte të ardhme. Realja dhe fantazia janë ndërthurur aq mirë saqë kur e mbaron romanin kë dëshirën që historinë e Melsit t’ia tregosh një miku. Zbulimet plot enigma të një jetë te fshehur të të atit të tij, lidhja me Kinën, të dashurën dhe vuajtjet sentimentale dhe për ato ideologjike e bëjnë romanin e Kapllanit pa asnjë ngjashmëri. Stili i të shkruarës është i shkrifët, i veçantë, i lexueshëm me një frymë dhe nuk të bën ta ndërpresësh. Kam nxjerrë disa fraza që jo vetëm më pëlqyen por tregojnë shumë për stilin e Kapllanit:  “I rënë përfundimisht nga vakti”, “Shqipëria një vend kaq i vogël, por kaq i larmishëm”, “Jugosllavia, fantazma e të shkuarës”, “kishte flakur me nxitim sobat e vjetra”, “Me sa kujdes ishin radhur librat, e kundërta e bibliotekës së tij kaotike në Athinë”, “Erdhën misionarë për ti kthyer shqiptarët nga ateistë në rrugën e Perëndisë”, “Ngaqë jemi vdekatarë kemi nevojë të besojmë te një Zot, “Donte të ulërinte siç ulëret burri i panjohur tek “Ulërima” e Edvard Munch”, “Në një vend ku ende nga xhepat e palltove dalin më shumë pistoleta sesa blloqe shënimesh, njerzit që lexojnë dhe shkruajnë në vende publike përbëjnë diçka spektakolare, ose të dyshimtë”, “Eelefanti i viteve të fëmijërisë”, “aromë që e irritonte dhe eksitonte njëkohësisht”, “i kujtohej akoma marka e vetme kolinoz, “dhoma e dentistit konsiderohej si vendi më i frikshëm pas dhomës së hetuesit”, “Mori një pozicion që ngjante mes një dashnori të fshehtë dhe një hajduti”, “pallatet e shëmtuara që ngjanin me dhëmbë të prishura”, “Me një divizion morrash në trup”, “Nuk ishte dëgjuar më parë as për miqësi personale mes shqiptarësh dhe kinezësh e jo më për flirte e dashuri”, “Jeta e tij do ishte një pirg i madh rrënojash”, “llampa anemike”, “Edhe Hitleri i donte shumë kafshët. Ai çmendej pas qenve”, “Hetuesi, si një mikrobiolog që po përpiqet të zbulojë me mikroskop një mikrob të rrallë”, “Dikush pajtohet kur pajtohet me fantazmat që e përndjekin”. Të gjitha këtoj përbëjnë një galeri fjalësh dhe frazash që ke qef ti lexosh. Fiks, ai që kërkon të shkrujë një roman që ta lexojë dikush në këto kohë kur nuk para lexohen romane, e ka një model. “Faqja e fundit” e Gamend Kapllanit e plotëson këtë.

Lexo edhe :  Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

 

 

 

 

Të fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion –...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Lajme të tjera

Web TV