Karlo Ponci, si përvetësoi miliona dollarë me skemën piramidale te mashtrimit financiar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Karlo Ponci mbahet mend për organizimin e një skeme piramidale, krim financiar, që sot mban emrin e tij. Ai mund të ishte frymëzuar nga skema e William F. Miller, një llogaritar në Bruklin i cili në 1899 përdori një mashtrim të ngjashëm për të marrë 1 milion dollarë. Pas kapjes dhe esktradimit në Itali më 1934, Ponzit iu dha një post i lartë në sektorin financiar italian, të cilin ai e shfrytëzoi duke përvetësuar shuma të mëdha të hollash. Kur u zbulua, u arratis në Brazil, ku vdiq në vitin 1949….

…Për Karlo Poncin nuk ka shumë informacione mbi jetën e hershme. Dihet se u lind në Lugo, afër Ravenës, në vitin 1882. Studioi  në Universitetin “La Sapienza” por s’u diplomua asnjëherë.

Emigrimi

Sapo kishte mbushur të 20-at, kur Ponci ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij emigroi në Shtetet e Bashkuara. Në nëntorin e vitit 1903 mbërriti në Boston. “Siç më kujtohet, arrita në këtë vend me 2.5 dollarë dollarë në xhep dhe me 1 milion dollarë në ëndrra, dhe ato ëndrra nuk më braktisën kurrë!”, ishte shprehur ai më mpas në një intervistë. Ponci shkoi në Montreal të Kanadasë ku gjeti punë në “Banco Zarossi”, një bankë e themeluar nga italiani Luixhi Zarosi. Kjo bankë ishte e suksesshme pasi u premtonte klientëve, shumica e të cilëve kishin emigruar nga Italia, një normë shumë të lartë interesi, rreth 6 për qind. Por në realitet, “Banco Zarossi” ishte në prag të falimentit, dhe në një moment të caktuar vetë Zarosi u arratis në Meksikë me një pjesë të mirë të parave. Ponci, që nuk dihet se deri në çfarë mase kishte dijeni mbi punët dhe problemet e bankës, mbeti në Kanada duke u kujdesur për familjen e bankierit. Disa muaj më vonë, ai u arrestua për falsifikimin e një çekut të njërit prej ish-klientëve të bankës. Kur përfundoi në burg, disa nga biografët thonë se i shkroi nënës së tij se ishte bërë “ndihmës special” i një gardiani burgu. Aty ai punoi si përkthyes, punë që do ta bënte sërish më vonë.

Iniciativa

Pasi u lirua nga burgu, Ponci u mor me një seri punësh të tjera, duke përfunduar sërish në telashe. Në një rast për shkak të çështjeve në lidhje me emigracionin e paligjshëm të italianëve të tjerë. Në vitin 1918, ai u martua me Roza Neko, gjithashtu me origjinë italiane. Për një farë kohe punoi në dyqanin ushqimor të familjes së saj. Pastaj u përpoq të merrej me diçka tjetër. Në atë kohë u përpoq të krijonte një lloj katalogu të bizneseve, për t’ua shitur atyre që ishin të interesuar të bënin, me një parim të ngjashëm me atë të guidave të sotme. Ajo ide nuk ishte e suksesshme. Por sipas asaj që tregoi më vonë, Poncit i bëri përshtypje një detaj nga një letër që mori nga Spanja. Letra, shoqërohej nga një kupon ndërkombëtare, që në Shtetet e Bashkuara mund të shkëmbehej me një pullë postare. Pra nga Spanja, një person mund të dërgonte një letër në Shtetet e Bashkuara, përfshirë një kupon zyrtar që mund të shkëmbehej nga marrësi me një pullë postare amerikane të mjaftueshme për të kthyer përgjigjen në Spanjë. Ponci e kuptoi që në disa raste kuponë të tillë, kishin një kosto më të ulët, sesa pullat me të cilat mund të shkëmbeheshin. I tillë ishte rasti në Spanjë, ku kostoja e jetesës ishte më e ulët se sa në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, shuma e investuar në bono në disa vende mund të rritej duke mbledhur pulla amerikane me një vlerë të përgjithshme më të lartë. Në teori, ideja ishte e drejtë dhe madje jo e paligjshme, edhe pse në shumë aspekte thuajse jo praktike. Pra Ponci mendoi se mund të fitonte shumë para, ndaj filloi të fliste për këtë gjë edhe me njerëz të tjerë, për t’i bindur ata të bënin të njëjtën gjë.

“Piramida”

Në janarin e vitit 1920 Ponci, që përpara se të kërkonte para nga njerëzit e tjerë, ishte përpjekur pa sukses të merrte një kredi bankare, themeloi një kompani për këtë lloj investimi “Kompania e Shkëmbimit të Letrave me Vlerë”, që premtonte brenda 45 ditësh 50 për qind fitim mbi investimin fillestar. Në praktikë, Poncit i ranë në duar parave të njerëzve të tjerë, që kishin investuar mbi idenë e tij. Por ai e kishte kuptuar që ajo nuk funksiononte vërtet, edhe për shkak të pengesave praktike dhe burokratike. Sigurisht që skema nuk funksionoi me përmasat dhe potencialin e fitimit që premtoi italiani. Ndoshta bazuar në praktika të caktuara të mësuara në ”Banco Zarossi”, ai vendosi më pas të krijonte atë që më vonë do të bëhej e njohur si ”Skema Ponci”. Do të përdorte paratë e investitorëve të rinj, për të paguar investitorët e vjetër. Një praktikë, që mund të funksionojë deri në një pikë të caktuar, dhe gjithmonë me kushtin që të ketë gjithmonë investitorë të rinj, dhe në një numër gjithnjë e më të madh. Nuk ishte ndonjë ide shumë e re. Në SHBA praktika ishte e njohur edhe si “Grabit Pjetrin, për të paguar Palin. Por në fillim funksionoi shumë mirë.

Lexo edhe :  Manastirliu: Me sallat e reja në pediatri mjekët do e çojnë punën në një tjetër nivel

Në realitet, Ponzi po paguante investitorët e mëparshëm duke përdorur investimet e investitorëve të mëvonshëm. Ndërsa kjo lloj skeme investimi mashtruese nuk u shpik fillimisht nga Ponzi, ajo u identifikua aq shumë me të sa që tani quhet “skema Ponzi”. Skema e tij funksionoi për më shumë se një vit para se të shembet, duke i kushtuar “investitorëve” të tij 20 milionë dollarë të barabarta me 258 milionë dollarë në 2022.

Pak më shumë se 160 centimetra i gjatë, dhe shumë i vëmendshëm ndaj mënyrës së veshjes, Ponci kishte aftësi të shkëlqyer retorike dhe karizëm, gjë që i dha mundësi të bindte shumë njerëz të investonin në biznesin e tij. Në fillim ata ishin kryesisht emigrantë të tjerë italianë, por më pas mbërritën edhe lloje të tjerë investitorësh, disa prej tyre me shuma tepër të mëdha. Më shumë se gjysma e policëve të Bostonit, përfunduan duke investuar në kompaninë e Poncit, duke mos qenë në dijeni të mashtrimit. Në verën e vitit 1920, Karlo Ponci u bë milioner. Ai hapi një seri llogarish bankare, bleu një makinë të shtrenjtë, dhe  një vilë të madhe me pishinë. Ai ishte gati çdo ditë në faqen e parë të çdo gazete në Boston.

Epilogu

Por gjërat ndryshuan shumë shpejt. Në ditët e fundit të korrikut të atij viti, shumë njerëz e kuptuan se ishin mashtruar. Që skema të funksiononte, dhe që të shlyheshin investitorët, duheshin mbi 150 milion kupona. Ndërkohë në fakt kishte vetëm disa dhjetëra mijëra. Por edhe përtej kësaj, u kuptua se ai lloj investimi, me ato fitime dhe ato shuma, nuk mund të funksiononte kurrë. Gazetat nisën të raportonin mbi problemet e mëparshme të Poncit me drejtësinë ndërsa Kelvin Kulixh, që më vonë do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, dhe në atë kohë ishte guvernator i Masaçusetsit, kërkoi nisjen e një hetimi mbi aktivitetet e tij.  Për t’i paraprirë arrestimit, Ponci u vetë-dorëzua në polici, dhe në nëntor 1920 u gjykua për dhjetëra akuza, duke u dënuar me 5 vjet burg.

Vlerësohet se në ato pak muaj, ai kishte grumbulluar të paktën 15 milion dollarë, të barabarta me rreth 200 milion në kursin e sotëm. U lirua 3.5 vite më vonë. Por gjatë gjithë viteve 1920, vazhdoi të kishte probleme me drejtësinë për shkak të “skemës” e tij, madje një nga proceset arriti deri në Gjykatën e Lartë të SHBA-së. Ponci që ndërkohë ishte përfshirë në veprimtari të tjera mashtruese, u përpoq të kthehej në Itali me një identitet të rremë. U ndalua në port, pasi ia tregoi të vërtetën dikujt, që më pas ua tha të tjerëve. U dëbua në Itali në vitin 1934, menjëherë pasi përfundoi dënimin. Megjithatë ai shkoi në Brazil për shkak të një pune që kishte të bënte me kompaninë ajrore “Ala Littoria”, të cilën e humbi kur nisi Lufta e Dytë Botërore. Vdiq pas një goditje në tru në vitin 1948, pas viteve të tëra jetese në varfëri.

 

Burimi: ilpost.it


Të fundit

Karlo Ponci, si përvetësoi miliona dollarë me skemën piramidale te mashtrimit financiar

Karlo Ponci mbahet mend për organizimin e një skeme piramidale, krim financiar, që sot mban emrin e tij. Ai...

E trishtë/ Vëllai i deputetes humb jetën në aksidentin tragjik me Ferrari (Foto)

Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyou ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e të enjtes, kur humbi kontrollon e makinës luksoze Ferrari,...

Kostoja e korrupsionit në ekonomi dhe në çmimet e mallrave

Trajtimi i tij nga qeverisja qendore dhe vendore, shoqëria civile dhe biznesi, 2022 Nga Eduart Gjokutaj Në nivel lokal, korrupsioni mund të favorizohet nga kultura e...

Lajme të tjera

Web TV