Komisar Artan Cuku, në librin me 50 vrasjet më te bujshme te 100 viteve te fundit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Halil RAMA

Artan Cuku, dekoruar nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10532,

Datë 27.06.2017, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes)

  • Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (në të gjitha trojet shqiptare)” të autorit Roland Qafoku, vrasja e Drejtuesit të Parë Artan Cuku është përshkruar  si një nga vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar në këto njëqind vitet e fundit

Komisar Artan Cuku, dje do të nderohej në ditën e Policisë së Shtetit, ndërsa sot (14 janar 2022) do të festonte ditëlindjen e 47-të, i rrethuar jo vetëm nga familja e tij, por edhe nga miq e shokë të shumtë. Jo vetëm nga Lura ku lindi, u rrit, kaloi fëmijërine e nga ku mori shkollimin bazë, por edhe Tirana, Shkodra, Tropoja, Vlora, Fieri, Berati e pothuajse nga e gjithë Shqipëria. Kjo për faktin se Ai mbetet në kujtesën e çdo punonjësi të policisë dhe çdo njeriu që e ka njohur e punuar me të si simbol i vlerave të larta njerëzore, inteligjencës, besnikërisë, moralit të lartë, si drejtues i talentuar i policisë, intelektual me vlera, vendimmarrës kurajoz dhe me performancë të lartë.

Drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit Artan Cuku, sot do të ishte 47 vjeç, sikur dora kriminale të mos e e kish këputur jetëm e tij në moshën më të mirë, para 5 vitesh. Me datën 08.04.2017, rreth orës 20:10, Ai u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në “Rrugën e Kosovarëve, Tiranë, fakt për të cilin Prokuroria Për krimet e Rënda kreu hetimet në kuadër të Procedimit Penal nr.139/2017 dhe në përfundim te hetimeve, organi i akuzës ka konkluduar se vrasja e tij është kryer në bashkëpunim, për shkak të Detyrës së tij, gjatë kohës kur ushtronte funksionet e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë, krim i parashikuar nga nenet 79/b e 25 te Kodit Penal (“Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”)

Në këtë ditë përkujtimore, shokët dhe miqtë e tij, deri drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shprehen se janë shumë mirënjohës dhe përulen me respekt para jetës dhe veprës së Artanit, të cilën ai ia përkushtoi me vetëmohim mbrojtjes së jetës së qytetarëve të vendit të vet.

14 VITE NË DETYRA E FUNKSIONE TË RËNDËSISHME

Në harkun kohor të 14 viteve (2000-2014) të karierës së tij në Policinë e Shtetit ai shërbeu me devotshmëri e përkushtim të rrallë, duke kryer më së miri funksione të rëndësishme, si: Shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë të Malësisë së Madhe; Shkodrës, Durrësit e Nr.4 në Drejtorinë e Policisë Tiranë; Specialist Drejtimi në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë; Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë; në Berat në Sektorin Kundër Akteve Terroriste etj. Por karriera e tij shënon rekorde si  Zëvendësdrejtor i Policisë të Qarqeve Vlorë, Fier, Berat e Tiranë.

Për 4 vite si Zv. Drejtor i policisë në katër Qarqe ka përballuar sfida të mëdha.  Zëvendës Drejtori i Qarkut në atë kohë ishte drejtuesi më i lartë i hetimit të krimeve. Artani dërgohej në Qarqet ku ishin problemet delikate që duheshin zgjidhur dhe angazhimi i tij i pakursyer jepte rezultate të dukshme. Në këto vite janë kryer hetime spektakolare dhe janë finalizuar operacione të rëndësishme.

Pas vitit 2011, Artani transferohet për të kryer detyrën e Shefit të Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, detyrë të cilën e kreu për rreth një vit. Ky ishte një drejtim i ri i punës së Artanit por një prioritet i kohës për policinë.

Karriera e Artan Cukut kulmon në detyrën e Drejtorit të Policisë Qarkut Vlorë, nga fillimi i vitit 2012 deri nga fundi i vitit 2013.  Kjo është koha me e lavdishme për Artanin, koha më e mirë dhe për qytetarët e Vlorës. Duke patur mbi supe këtë detyrë të rëndë dhe peshën e përgjegjësisë në drejtimin e policisë së Qarkut Vlorë, Artani me stafin e tij bënin diferencë të theksuar nga gjithë qarqet e tjera në punë, në rezultate e në performancë. Aksione spektakolare u finalizuan në Vlorë, disa herë personalitete të policisë italiane dhe amasadori Italian shiheshin në konferenca shtypi ne krah të drejtorit të sukseshëm Artan Cuku duke prezantuar finalizimin e operaconeve që partnerët evropian i dëshironin aq shumë.

Nga fundi i vitit 2013, pas ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri, Artani u transferua nga Vlora dhe deri në Qershor 2014 ka punuar në Drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit derisa u lirua nga policia pa asnjë shkak.

AHMET PRENÇI: KOMISAR CUKU NË PANTEONIN E PËRJETSHËM

 

Kur kishte kaluar më shumë se një vit nga vrasja, Ish-Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, do të publikonte një letër  të pazakontë, kur nga bota e të gjallëve i shkruhet dikujt në botës e përtejme; pa adresë, pa emër qyteti, lagjeje, rruge… Një i gjallë po i shkruante një të vdekuri…  Kjo sipas Zotit Prençi (tashmë edhe poet e prozator ndër më të njohurit nga lexuesit, pas botimit të romanit të tij “ANJA”), për faktin se ish Drejtuesi I Parë I Policisë së Shtetit Artan Cuku ka zënë vend në panteonin e përjetshëm. Dhe… “ siç thonë librat e shenjtë, heronjtë zënë vend të merituar pas shenjtorëve në atë botë.

Ish numri një i institucionit më të lartë ligjzbatues vlerëson se Artan Cuku sakrifikoi shumë për ligjin. Ai dhuroi gjithçka për rendin në këtë vend me plot halle e derte. “Njerëz si ti ishin të rrallë, por njerëz si ti ngjallnin besimin për një të ardhme më të sigurt, më të mirë. Sa shpresa kishim, Artan, sa ëndrra, të cilat janë tretur e janë harruar tashmë. Unë si ish-shoku dhe kolegu yt dua të të njoftoj me anën e kësaj letre se çfarë çudirash ndodhin në vendin tënd, në vendin tim para dhe pas një Vetingu, para dhe pas një reforme, para dhe pas një ëndrre, para dhe pas një shprese…Vdekatarë jemi të gjithë në këtë botë, por kur ikën në atë botë me nder, prosperitet e dinjitet, të gjallët kanë ç’të thonë, kanë ç’të shkruajnë, kanë ç’të kujtojnë. Ti e mbylle me nder dhe ne shpresojmë të mos turpërohemi, Artan, deri sa të kemi frymën e deri sa të vijmë atje, në botën e paqtë. Thonë se burri ka kohë të turpërohet edhe pak sekonda para vdekjes. Këto soj burra shtetarësh që na drejtojnë sot, nuk e kanë këtë merak Artan”,-shkruan Ahmet Prençi.

Lexo edhe :  Momenti kur një nënë hedh në plehra foshnjën e saj, mbledhësit e gjejnë pas disa orësh (Video)

Artan Cuku, lindi më 25.01.1975 në fshatin Lurë e Vjetër të rrethit Dibër. Ishte fëmija i katër i Sulejman dhe Nurije Cukut. Arsimin fillor dhe 8-vjeçarë e përfundoi në Fushë-Lurë, ndërsa arsimin e mesëm të përgjithshëm e mbaroi në qytetin e Peshkopisë.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm, në vitet 1994-1996, ka punuar si mësues në shkollën e mesme “Nikoll Kaçorri” Lurë.

Në vitet 1997-2000 mbaroi Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin “Specialist i Lartë i Policisë”.

Përsa i përket shkollimit, Artan Cuku, në vazhdim, gjatë karrierës së tij, përfundoi pa shkëputje nga puna, studimet për Drejtësi në nivelet Bachelor dhe Master e më pas ju nënshtrua provimit të avokatisë ku mori titullin “Avokat”, profesion të cilin nuk e ushtroi asnjëherë.

Gjithashtu ka kryer me sukses me dhjetra kurse e trainime të ndyshme si brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga Institucionet Ligjzbatuese Shqiptare, Evropiane dhe Amerikane, përgjatë periudhës 2000 – 2014.

DISA TITUJ NDERI, MEDALJE E DEKORIME PËR ARTAN CUKUN

Shokët dhe kolegët vlerësojnë se Artan Cuku kishte aftësi të rralla lidershipi si Drejtues i Lartë i Policisë së shtetit, me afro 17 vjet përvojë pune. Ai ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Aftësitë e tij të veçanta organizative dhe manaxheriale, vinin si rezultat i ngritjes graduale në karrierë dhe trajnimeve profesionale të vazhdueshme duke filluar nga niveli “Inspektor” terreni e deri në gradën e lartë policore drejtuese “Drejtues i Parë”.Për këtë mjafton qoftë dhe një lexim I përciptë I dosjes së tij personale për të mësuar se , gjatë gjithë karrierës të gjitha vlerësimet e punës ndër vite, kanë qenë të nivelit “shumë mirë”. Pikërisht për këtë karrierë të shkëlqyer profdesuionale dhe akademike Ai është vlerësuar me disa tituj nderi, medlaje e dekorime, ndër të cilat përmendim:

  1. Për merita të larta, Ministri i Brendshëm me Urdhërin nr. 464, datë 12.06.2017 i ka akorduar Artan Cukut “Medaljen e Nderit” pas vdekjes me motivacioninPër merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”
  2. Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani me Dekretin nr.10532, datë 27.06.2017 ka dekoruar Artan Cukun me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes) me motivacionin “Ne vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin maksimal, devotshmërinë e pashembullt, sakrificën e rrallë në luftën pa kompromis kundër keqbërësve dhe dhe krimit të organizuar, si profesionist dhe misionar pararojë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit”.

3.Bashkia Dibër, me vendimin nr.13, datë 09.02.2018, i ka akorduar Artan Cukut titullin “Qytetar Nderi i Dibrës” (pas vdekjes), me motivacionin: “Për vlerat profesionale, për kontribut të lartë në strukturat e policisë së shtetit, sakrificën e pashembullt dhe pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si dhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të trevës së Lurës dhe Dibrës”.

  1. Komisioni Qëndror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” me vendim nr. 770, datë 02.04.2019 ka shpallur Artan Cukun “Dëshmori i Atdheut” dhe familjes së tij i ka dhëne simbolin “Familje e Dëshmorit të Atdheut”.

5.Këshilli i Qarkut Dibër, me Vendimin Nr. 19 Datë 27/06/2019, i ka akorduar Artan Cukut titullin: “Nderi i Qarkut Dibër” (pas vdekjes) me motivacionin: “Për vlerat e veçanta njerëzore, kontributin e lartë në strukturat e Policisë së Shtetit, sakrificën e pashembullt dhe pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si edhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të Qarkut të Dibrës”

NJË NGA VRASJET MË TË BUJSHME TË 100 VITEVE TË FUNDIT

 

Vrasja e Drejtuesit të Parë Artan Cuku është radhitur si një nga vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar në këto njëqind vitet e fundit dhe është përshkruar në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (në të gjitha trojet shqiptare)” të autorit Roland Qafoku.

Gjithashtu Artan Cuku është përfshirë në librin me 50 vrasjet më të rënda në botë për arsye shtetërore. Libri titullohet : “Faces os Assassination” (“Fytyra e vrasësve”) i hartuar nga një grup ekspertësh nga e gjithë bota dhe është botuar nga organizata prestigjioze “Iniciativa globale kundër krimit transnacional” (“Global Initiative against Transnational Organized Crime”) me qendër në Gjenevë të Zvicrës. Në këto 50 vrasje janë përfshirë ekzekutime të personaliteteve shtetërore në 40 vende nga e gjithë bota pas vitit 2000, ku njëra nga këto është vrasja e Artan Cukut.

Figura dhe personaliteti i Artan Cukut është përshkruar edhe në librin: “PERSONALITETET E DIBRES (Enciklopedia e Dibrës 3)”.

Për Artan Cukun pas vdekjes janë shkruar dy libra : “ARTAN CUKU In memoriam” ideuar dhe përgatitur nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci në bashkëpunim me gazetarë, politikan, ish-pedagog, ish-epror, ish-kolegë të Artanit etj, si dhe “Jam pri’ Lure” të autorit Fatos Daci.

Gjithashtu është realizuar edhe dokumentari me titull: “In memoriam Artan Cuku”, realizuar nga Ardita Bala dhe Verjana Abazaj.

Për Artanin  kanë shkruar dhe kanë folur  personalitete të shumta të fushave  të ndryshme duke vlerësuar lart figurën e tij, si dhe kanë shprehur qartë dhe fort indinjatën e hidhërimin e thellë për atë që ndodhi.

Fundvitin e kaluar, Presidenti i Republikës Ilir Meta, me rastin e 100 vjetorit të betejës së Lan Lurës që shënoi fitoren e luftës legjentare të Dibrës kundër pushtuesve serbë, ashtu siç dekoroi Lurën me titullin e lartë “Nderi i Kombit” dhe disa personalitete të saj me tituj e medalje të ndryshme, kishte rastin t’i akordonte edhe Artan Cukut një nga dekoratat më të larta. Po ashtu, nëse sot në qytetin e Peshkopisë përurohet një rrugë me emrin e komisar Aertan Cukut, do të ishte në nderin e këshillave bashkiakë të Tiranës dhe Kamzës konsiderimi i kërkesës së OBVL-së që emri (dhe busti i tij) t’i vendosen një sheshi kryesor në metropolin shqiptar dhe një shkolle në Kamëz. Kjo për faktin se, Artan Cuku, si edhe bijtë e shquar të Lurës me kontribute e rrezatim kombëtar, dom Nikoll Kaçorri – N/Kryetar i Qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit; Ibrahim Gjoçi dhe Hakik Mena e Gjok Doçi, radhitet përkrah tyre në panteonin e vlerave tona kombëtare.


Të fundit

E trishtë/ Vëllai i deputetes humb jetën në aksidentin tragjik me Ferrari (Foto)

Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyou ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e të enjtes, kur humbi...

Kostoja e korrupsionit në ekonomi dhe në çmimet e mallrave

Trajtimi i tij nga qeverisja qendore dhe vendore, shoqëria civile dhe biznesi, 2022 Nga Eduart Gjokutaj Në nivel lokal, korrupsioni mund të favorizohet nga kultura e...

Rregullat e reja për makinat, jo më të vjetra se viti 2007

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se nuk do të lejohet më importi i asnjë makine që është më e...

Lajme të tjera

Web TV