PD: Meta në aleancë me Berishën, pati rol aktiv në sulmin e dhunshëm për shkatërrimin e selisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta. PD thotë se Meta me daklaratën e tij tregoi hapur rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të PD.

‘Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.’- shkruan PD.


Të fundit

PD: Meta në aleancë me Berishën, pati rol aktiv në sulmin e dhunshëm për shkatërrimin e selisë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta. PD thotë se Meta me daklaratën e...

Kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu/ Diskutimi: Shoku Veli, na thuaj se si është ajo puna e armës bastun me dylbi, që u prodhua për armikun...

Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat...

Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? Ja kushtet që duhet të plotësoni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19. Duke...

Tronditet Bayern Munich/ Alphonso Davies probleme me zemrën, pas infektimit me COVID-19

Probleme në zemër për Alphonso Davies. Anësori i majtë i Bayern Munchen, u infektuar me Covid-19 më 5 janar, teksa do i duhet të...

Basha për Berishën: S’mund të sulmosh shtëpinë tënde, mashtrimet e tij po shkatërrojnë PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur për mediat se nuk ka mundur të identifikojë personat që dolën nga ballkoni i selisë së...

Lajme të tjera

Web TV