Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, në prokurori shkon sot Basha

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ditë pas Sali Berishës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazmend Bardhi, do të paraqiten në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar atë që ndodhi në protestën e thirrur prej ish-kryeministrit, më 8 janar para selisë blu.

Mësohet se të dy kanë konfirmuar se do të paraqit vetë në prokurorinë e Tiranë. Po ashtu bëhet e ditur se i pari do të dëshmojë Gazment Bardhi i cili pritet të paraqitet në Prokurori në orën 11:00. Ndërkohë një orë pas tij, 12:00, do të jetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ai i cili do të shkojë në Prokurori për t’u marrë në pyetje lidhur me atë që ka ndodhur në protestën e dhunshme më 8 janar, të iniciuar nga Sali Berisha kundër tij.

Sjellim në vëmendje, se ditën e djeshme ishte Sali Berisha i cili u përgjigj për 3 orë pyetjeve të Prokurorisë, lidhur me atë që kishte ndodhur. Pas marrjes në pyetje, Berisha pati një deklaratë për mediat duke hedhur akuza ndaj Bashës se mbështetës të tij ishin të armatosur. Teksa e cilësoi Bashën si peng të Edi Ramës, bëri një paralajmërim për protesta të mëdha. Mes të tjerash Berisha njoftoi edhe një ndryshim të strategjisë së përdorur, duke iu rikthyer edhe një herë takimeve me qytetarët.

Dyer të shkatërruar, dritare të thyera, gurë e shkopinj, kjo është panorama që la pas 8 Janari, ndërsa pas kërkesës nga deputetët demokratë që ishin brenda selisë, u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën e irrituar që kërkonte largimin me forcë të Lulzim Bashës.

Dy ditë më parë Gjykata la të lirë 34 personat e arrestuar më 8 janar, ku vetëm 5 prej tyre u lanë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa pjesa tjetër ka detyrimin të paraqiten në polici.

Lexo edhe :  "Vendimet e Lul kimikut janë inekzistente"/ Berisha: Nga e hëna kthehem në Kuvend

23 prej të arrestuarve ishin pjesë e grupimit të Sali Berishës që rezultoi me një dhunë ndaj godinës së PD-së. Ndërkohë 11 të tjerë ishin persona që përkrahën Bashën dhe iu kundërpërgjigjën sulmeve nga brenda selisë.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen e kontrollit të selisë së Partisë Demokratike nga ana e Berishës dhe mbështetësve të tij. Dhuna e shpërthyer u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Ngjarjet e 8 janarit bënë që kryesia e PD-së të vendoste përjashtimin e Berishës nga anëtarësia e kësaj force politike. 9 deputetë të tjerë po ashtu u përjashtuan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.


Të fundit

Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, në prokurori shkon sot Basha

Një ditë pas Sali Berishës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazmend...

Lufta greke e Pavarësisë, trupat e Kolokotronit marin Korinthi i Epërm

Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, fliste arvanisht (arbërisht), para-ardhëse e drejtpërdrejtë...

Karlo Ponci, si përvetësoi miliona dollarë me skemën piramidale te mashtrimit financiar

Karlo Ponci mbahet mend për organizimin e një skeme piramidale, krim financiar, që sot mban emrin e tij. Ai mund të ishte frymëzuar nga...

E trishtë/ Vëllai i deputetes humb jetën në aksidentin tragjik me Ferrari (Foto)

Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyou ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e të enjtes, kur humbi kontrollon e makinës luksoze Ferrari,...

Kostoja e korrupsionit në ekonomi dhe në çmimet e mallrave

Trajtimi i tij nga qeverisja qendore dhe vendore, shoqëria civile dhe biznesi, 2022 Nga Eduart Gjokutaj Në nivel lokal, korrupsioni mund të favorizohet nga kultura e...

Lajme të tjera

Web TV