Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Kushtetuesja nuk pati vullnet që ta zgjidhte, ia la juridiksionit politik

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta konferencën e parë për vitin 2022 e nisi me çështjen e zgjedhjeve vendore dhe në ato bashku që kanë mbetur pa kryetar. Sipas Kreut të Shtetit, ai ka pritur vendimin e gjykatës kushtetuese, që sic argumentoi Kreu i Shtetit Kushtetuesja nuk pati vullnet t’i jepte zgjidhje, duke ia lënë në dorë juridiksionit politike.

“Ju më keni  pyetur se cdo të bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë që janë pa kryetarë dhe unë ju kam thënë se i qëndroj premtimeve dhe pres vendimin e gjykatës kushtetuese dhe këtë kemi pritur prej dy vitesh.

Nuk u nxitova kur gjykata kushtetuese dhe vendimin e saj, apo mos vendimin e saj sepse kam dashur të kem një informacion të plotë për çfarë ka ndodhur dhe për detyrimet që lindin për institucionin e presidentit në këtë proces.  

Lidhur me zgjedhjet e pushtetit vendor ku prisnim që gjykata kushtetuese ti kthente mundësinë popullit shqiptar vullnetin e tij, përkundër kësaj pritshmërie legjitime do të duhet të kishte një vendim përfundimtar të gjykatës kushtetuese, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Kushtetuesja e shpalli veten jo kompetente dhe e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare duke mos i hyrë në themel të shqyrtimeve. Me vendimmarrjen e saj gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte por ja la dorë juridiksionit politik.

Pasi u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë i kërkova një kopje të dosjes gjyqësore”, u shpreh Meta.


Të fundit

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Kushtetuesja nuk pati vullnet që ta zgjidhte, ia la juridiksionit politik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta konferencën e parë për vitin 2022 e nisi me çështjen e zgjedhjeve vendore dhe...

Veliaj pret kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës: Rritemi bashkë edhe jemi më të fortë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti ditën e sotme kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, i cili...

Helikopterë, drone dhe 100 persona kërkojnë qenin e zhdukur (Video)

Një operacion masiv kërkimi që përfshin oficerë dhe vullnetarë ka qenë duke u zhvilluar jashtë qytetit australian të Brisbane pasi një qen policie humbi,...

E tradhtoi me Beatrix/ Bora nuk e harron Donaldin, këndon këngën e tij: Ah si qenka dashnia (Video)

Bora Zemani duket se nuk e ka harruar Donald Veshajn. Pavarësisht se aktori ka nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP me...

Sindroma e të dielës pasdite, melankoli që na sulmon në fund të javës

Në anglisht e quajnë “e diela blu”, melankolia e së dielës, e cila i prek të gjithë të paktën një herë në jetë. Gratë,...

Lajme të tjera

Web TV