Kundërshtuan punonjësit e Policisë se i gjobitën dhe rrezikuan jetën e tyre, në pranga 3 të rinjtë në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Lezhës, pasi kundërshtuan efektivët e policisë. Të rinjtë u ndëshkuan me gjobë nga efektivët e forcës ‘Shqiponja’ pasi kishin ndaluar makinën në rrugë, në një vend ku nuk lejohej, duke u bërë kështu shkak edhe për pengimin e lëvizjes së mjeteve të tjera.

Kjo gjobë ka sjellë edhe ‘përplasjen’ mes efektivëve të policisë dhe të rinjve të cilët kanë kundërshtuar me forcë gjobën. Madje ata kanë kundërshtuar edhe urdhrin e policisë për të lëvizur mjetin dhe kanë tentuar ta kthejnë makinën në sensin e kundërt duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Në pranga kanë rënë Aleksandër Ndoci, 35 vjeç, Alberto Ndoci, 35 vjeç (kushërinj) dhe Amarild Fizi, 28 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për...

E rëndë/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Një 28-vjeçare në Britani, ka përfunduar në spital, pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një...

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës, e cila për të ulur...

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Lajme të tjera

Web TV