Ministrja gjermane e Evropës bën vizitën e parë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet agjenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Siç bëhet e ditur nga një njoftim të ministrisë së jashtme gjermane, politikania e gjelbër do të takohet të hënën (17.01) në Shkup me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, kryeministrin e emëruar, Dimitar Kovaçevski (LSDM), zëvendëskryeministrin e emëruar, Bojan Mariçiq, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani (BDI), si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Në Shqipëri, ministrja e re gjermane do të takohet të martën (18.01) me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Vijimësi me fokus të ri

Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Lührmann u shpreh para nisjes për çeljen e negociatave: “Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, citohet në njoftimin e lartëpërmendur të ketë thënë ministrja të dielën (16.01.) në mbrëmje në Berlin. Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lührmann mbetet kështu tërësisht në vijën e paraardhësit të saj, Michael Roth, nga Partia Socialdemokrate, i cili tashmë është kryetar i Komisionit Parlamentar për çështje të Bashkimit Evropian, Roth ia dorëzoi postin Lührmann-it, pas formimit të koalicionit të ri, kur ministria e jashtme gjermane kaloi në dorë të të Gjelbërve.

Ashtu sikurse paraardhësi i saj, edhe Lührmann pritet të jetë avokate e fortë e rajonit në BE, por edhe të adresojë në biseda dypalëshe problemet e mundshme. Një nga çështjet që do të jetë temë e bisedimeve me shoqërinë civile në Tiranë është mbrojtja e klimës, i thanë DW burime të Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë.

Lexo edhe :  Kritika për të dashurën e Jeff Bezos: Veshje e papërshtatshme për në Shtëpinë e Bardhë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit.Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Lührmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

Politikë që në moshën 10-vjeçare

Anna Lührmann është 38 vjeçe dhe emërimi i saj në postin e Ministres së Evropës, një post ky pa portofol, ishte vendim i ministres së jashtme Annalena Baerbock. Më parë ajo ishte profesore në Gëteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re. Në vitin 2002, në moshën 19-vjeçare, ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman. Në një intervistë të asaj periudha ajo kishte thënë se kishte marrë pjesë në diskutime politike qysh në moshën 10-vjeçare.

Pas dy legjislaturash të suksesshme për partinë e gjelbër, në njërën prej të cilave si anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështje të Jashtme, në vitin 2009 ajo shkoi në Sudan, së bashku me të bijën dhe të shoqin, i cili është ambasador. Në këtë periudhë iu përkushtua më shumë karrierës shkencore, si politologe. Ndër të tjera doktoroi në Universitetin e Gëteborgut, në institutin “Varieties of Democracy” (V-Dem), ku më pas do të merrte edhe titullin profesore junior dhe docente./DW

Të fundit

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Lajme të tjera

Web TV