Përfundon referendumi në Serbi, Presidenca e Kosovës: Kontribuuam në stabilitetin rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë. Ai është shprehur se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë. Vela shton se Kosova mbajti qëndrim parimor dhe kështu, kontribuoi në stabilitetin rajonal.

“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, shkroi ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese. Plani parësor ishte që ky referendum të mbahej edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, krerët e institucioneve dolën me deklaratë të përbashkët kundër lejimit të mbajtjes së vendvotimeve në Kosovë, ndërsa serbëve me nënshtetësi të dyfishtë do u lejohej votimi vetëm me postë ose përmes Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute mbajtjen e këtij referendumi arriti që ta ndalojë edhe në territorin e vendit.

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV