Zbulohen laboratorë të kultivimit të kanabisit dhe falsifikimit të dokumenteve, arrestohen 35 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vazhduar aksionin për ndëshkimin e krimit të organizuar.

Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj jave u bë e mundur kapja e 28 personave në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale dhe e 2 personave në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 15 operacione policore të koduara, konkretisht operacionet: “Pararoja”, “Investigation”, “RED LINE”, “Fati i lojërave”, “Online”, “Identiteti”, “Disponimi 2”, “Midnight”, “FOLLOW”, “Evazioni”, “Vila”, “Bisakë”, ”Blic”, “Bërdica” dhe “Sergate”. Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 35 shtetas, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë zbuluar edhe dy laboratorë, njëri për falsifikimin e dokumenteve dhe njëri për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. U sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 21 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me kokainë, 1200 fidanë kanabis, 730 bimë kanabis, 64 llamba elektrike, 64 impiantë kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektikë.

Policia e Shtetit:

Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj jave u bë e mundur kapja e 28 personave në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale dhe e 2 personave në kërkim ndërkombëtar.

Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 15 operacione policore të koduara, konkretisht operacionet: “Pararoja”, “Investigation”, “RED LINE”, “Fati i lojërave”, “Online”, “Identiteti”, “Disponimi 2”, “Midnight”, “FOLLOW”, “Evazioni”, “Vila”, “Bisakë”, ”Blic”, “Bërdica” dhe “Sergate”.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 35 shtetas, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë zbuluar dy laboratorë, njëri për falsifikimin e dokumenteve dhe njëri për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Lexo edhe :  Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

U sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis, një sasi me kokainë, 1200 fidanë cannabis, 730 bimë cannabis, 64 llamba elektrike, 64 impiantë kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektikë.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 12 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 15 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, si dhe janë sekuestruar 93 kompjutera që shërbenin për lojëra fati, 8 ruleta, çipsa dhe telefona celular që shërbenin për zhvillimin e basteve online.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 10 raste, për të cilat janë arrestuar 9 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 56 drejtues automjetesh, ndërsa 9 janë proceduar në gjendje të lirë. Janë arrestuar 17 persona për dhunë në familje dhe janë proceduar 5 të tjerë, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Gjithashtu janë arrestuar 10 persona dhe janë proceduar 2 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Strukturat e Policisë do të vijojnë me përkushtim e profesionalizëm kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV