Basha i rikthehet bazës, i vendos “vijën e kuqe Berishës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha, ka zbritur në bazë për të folur me anëtarët dhe përkrahësit për të ardhmen e PD-së. Ai nuk ka lënë pa përmendur dhunën e ushtruar më 8 Janar duke folur edhe për vijën e kuqe ndaj Berishës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kthyer terrenit dhe takimit të bazës, pas harresës disa mujore. Demokrati Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishin ndarë jug-veri për tu takuar me bazën. Lulzim Basha ishte në Fier për tu takuar me dmokratët ku foli për dhunën e 8 Janarit dhe “vijën e kuqe” me Berishën. “Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët. Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat. Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i vendoset tjetrit. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë”, tha Lulzim Basha. Lideri i PD-së tha se me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve nga Berisha dhe njerëzit e tij. “Ata demokratë u përdorën si fasadë për të mbuluar aktin e turpshëm të dhunës. Dua t’ju ftoj nga Fieri të gjithë demokratëve kudo ku janë, dhe do të shkojë ti takoj nga jugu në veri; le ta lëmë të shkuarën pas. Do të zgjedhim të ardhmen. Mos u dorëzoni para një pakice, kalorësve që kanë marrë gjithçka dhe që duan të jenë në karriget e përjetshme. Për ta janë gati që të ndryshojë kushtetuta. Ata janë pakica absolute. Sado ra ngrejë zërin e tyre paraja e shumicës, ata janë prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin dhe meritojnë ta kenë. Është misioni ynë të sjellim ndryshimin.”, tha Basha. Basha tha se takimi në Fier ka një rëndësi të veçantë, pasi është i pari pas ngjarjes traumatike të 8 janarit. Sipas kryedemokratit, mesazhi që sot japin fierakët është se shqiptarët zgjedhin të ardhmen. “Jam thellësisht mirënjohës për praninë në këtë sallë të themeluesve të PD, në të gjitha degët e Fierit, të atyre që në ditët më të vështira, por edhe në ditët më të bukura, të kohërave më të çmendura, por edhe kohërave të mendimit më të pastër, të ndryshimit të madh 90-91 janë sot këtu krah për krah bijave, nipërve e mbesave të tyre. Ju them nga zemra faleminderit. Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim, që ka një rëndësi të veçantë dhe është domethënës, sepse është i pari që zhvillojmë pas një ngjarjeje traumatike për demokratët, shqiptarët, sic ishte ajo e 8 janarit. Me praninë tuaj, me zërin që ushton, me sytë plot shpresë nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, duke lënë pas hijet e të shkuarës, nga Fieri oshtinë sot mesazhi se zgjedhim të ardhmen për veten tonë, për partinë tonë dhe për familjen tonë politike”, tha Basha.

Lexo edhe :  Basha: Pas 6 muajsh teatër e balet u bë pazar për karrige

Trekëndëshi i Bermudës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha teksa shigjetoi ‘Trekëndëshin e Bermudës’ pohoi se ata nuk e duan nismën e opozitës që lidhet me vettingun në politikë. Basha tha se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘3 dinozaurët e tranzicionit’, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës. “Kësaj shumice t’i themi mos e humbni besimin tek Shqipëria, mos e humbni shpresën për veten tuaj dhe fëmijët tuaj, mos u dorëzoni para një pakice, mos u dorëzoni para Trekëndëshit të kalorësve të tranzicionit që kanë marrë gjithçka e nuk japin asgjë po duan të vazhdojnë të jenë përjetësisht në karriget e pushtetit në sundimin e tyre të përjetshëm për hir të të cilit janë gati të ndryshojnë Kushtetuta, të shkelin Kushtetuta e ligje e pasurive të tyre korruptive. Sepse ata janë pakica absolute sado të zhurmshëm të jenë, sado t’ua ngenë volumin e zërit të tyre paraja e vjedhur nga shumica, pushteti i grabitur nga sovrani që janë qytetarët, ata janë prapë se prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, shumica e shqiptarëve meritojnë ndryshimin, shumica e shqiptarëve duhet ta kenë ndryshimin dhe është misioni ynë të sjellim ndryshimin”, tha Basha. Sipas liderit të opozitës pushteti i takon qytetarëve dhe do jetë i tyre. “Kemi pasur 9 orë mbledhje. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kemi qëndruar aq. E di që prisni të flas, por skam pse harxhoj kohën tuaj. S’kemi pse flasim për të shkuarën. Ne djall shkoftë e shkuara, të ecim para drejt së ardhmes. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemet nga e vërteta”, tha Basha.

Basha xhiro në Fier

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar disa foto nga takimi që pati ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Me një postim në Facebook, Basha shkuan se Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë. “Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng. Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë.”, shkruan Basha

Të fundit

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Lajme të tjera

Web TV