test

Escobar: Sanksionet të rëndësishme në stabilizimin e Ballkanit, do të ketë të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së fundmi ka deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.

Escobar në një intervistë për  Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka vlerësuar se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkani. Ndërkohë i pyetur për sanksionet e vendosura ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në Kosovë, ai theksoi nuk duhet të mendojmë se SHBA po angazhohet në rajon përmes sanksioneve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se administrata në Uashington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet.

“Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, ka thënë Escobar. Ndër të tjera ai shtoi se ato sanksione nuk kanë për qëllim vende apo popuj të caktuar, por, siç tha ai, individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

Escobar ka theksuar se tashmë politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Escobar vuri në dukje se ka një përpjekje të ripërtërirë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në të gjithë mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s dhe për të siguruar që ata të mund të përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s.

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV