Si t’i mbroni fëmijët nga i ftohti i dimrit, ja disa këshilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ardhjen e të ftohtit shtohet edhe numri i infeksioneve respiratore tek të sapolindurit. Shumica e fëmijëve të moshës parashkollore, preken nga polmoniti, bronkiti, faringiti, laringiti apo dhe trakeiti. Sëmundja më e rëndë është bronkiti, e cila prek rrugët e frymëmarrjes: është shkaku kryesor pse fëmijët shtrohen në spital, sidomos të sapolindurit gjatë vitit të parë të jetës.

Pasojat e sëmundjes janë të ndryshme dhe variojnë nga një ftohje e lehtë te një sërë komplikacionesh. Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa këshilla për prindërit, të cilat ndihmojnë për të parandaluar këto sëmundje…

-Lani duart para se të prekni fëmijën. Ky rregull vlen sidomos për fëmijët e mëdhenj (vëllezërit apo motrat) të cilët në shumicën e rasteve transmetojnë viruset apo dhe agjentë të tjerë patogjenë.
-Nëse fëmija është më pak se gjashtë muajsh, mos e lini në të njëjtën dhomë ku është një tjetër person i familjes i sëmurë me grip apo me ftohje.
-Shmangni sa më shumë të jetë e mundur, që fëmija të shkëmbejë objekte të tjera (lugë, filxhanë, jastëkë apo batanije), të cilat mund të bartin mikrobe.
-Mundësisht përdorni shami njëpërdorimshe: duhet t’i hidhni menjëherë në koshin e plehrave.
-Mos pini duhan në shtëpi dhe evitoni ekspozimin e fëmijëve ndaj duhanpirjes pasive.
-Mos e nxirrni fëmijën në rrugë me shumë trafik. Nëse banoni pranë zonave me densitet të lartë trafiku, është mirë që të ajrosni shtëpinë në orët e para të mëngjesit.
-Pastroni shtëpinë, mbani një higjienë të mirë, pa përdorur shumë deodorantë dhe aromatikë, pasi shtojnë rrezikun e ndotjes së ambientit.
-Vaksinojeni fëmijën: falë vaksinave antigrip është e mundur të pakësoni edhe rrezikun nga infeksionet.
-Shkoni te pediatri, nëse shenjat e sëmundjes zgjasin: është mirë të mos humbisni kohë.
-Ndiqni vetëm këshillat e mjekut: mos gjeni zgjidhje alternative në kushtet e shtëpisë.
Njësoj si të gjitha infeksionet, edhe bronkiti në 80% të rasteve ka origjinë virale. Ka disa fëmijë që janë më shumë të rrezikuar për të zhvilluar një formë të rëndë të bronkitit. Më shumë të predispozuar janë fëmijët e lindur para kohe, ata që kanë lindur më sindromën Down, fëmijët me probleme me mushkëritë apo që vuajnë nga patologji neuromuskulare, të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Lexo edhe :  Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të Kate Middleton

Burimi: PsychoWorld

Të fundit

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Lajme të tjera

Web TV