Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat/ Flet mjeku që priti fëmijën: Kishte një shenjë si shirit në qafë! Çfarë është ajo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin Stop mbrëmjen e sotme u hodh dritë mbi enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier. Prindërit e vogëlushit rrëfyen se kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti 3-vjeçarin, i cili u pohoi se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 centimetra si shirit në qafë.

Mjeku: Fëmija të ka ardhur pa shenja jete dhe me dy reanimatorë nuk u kthye dot në jetë. Jo me një, po me dy. Fëmija ka qenë pa shenja jete dhe këtë e ke të shkruar edhe në kartelë d.m.th. Çfarëdo lloj problemi, gjithë çfarë ka ndodhur atje, ty fëmija të ka ardhur pa shenja jete këtu. Më vjen keq, që po ta them kështu…

Mamaja e Noahs: Edhe kur mbytesh vjell?

Mjeku: Jo! Kur mbytesh, nuk mund të vjellë një, që mbytet.

Mamaja e Noahs: Po këtë po të pyes, se ne na është thënë, që është mbytur. Prandaj po të pyesim…

Mjeku: Si është mbytur? Me çfarë është mbytur, kur ai kishte shenjë? Keni shenjë tek pjesa e fytit. Atë pjesë duhet ta japë mjeko-ligjor raportin! Ke një shenjë gati 10 centimetra në fyt. Çfarë është kjo shenjë? Është shenjë. Shenjë shtrëngimi, po se çfarë, ajo ju takon atyre ta thonë! Shenjë rrypi, shenjë nga çdo gjë mund të jetë. Shikojeni, se e keni mbi 10 centimetra. Dakord? Më vjen keq, që jua them…

Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.

Mamaja e Noahs: Jo unë desha të dija shenjën, që ke parë ti tek djali, duke qenë se ti ke qenë brenda! Vetëm këtë shenjë ka pasur? Të vërtetën! Unë jam nënë dhe dua t’i di vetëm për ta qetësuar shpirtin! Ajo shenja e qafës ishte e prerë, apo thjesht mbytje dhe…

Mjeku ligjor: Nuk është e prerë. Është thjesht një shirit i kuq, që duket në pjesën e përparme të qafës. Edhe ato n.q.s të them, që kanë qenë si pulla tek pjesa e ballit dhe ato n.q.s kanë qenë, do shikohet përmbajtja e trurit nga brenda.

Motra e edukatores ka thënë se Redina Binjaku i ka dhënë ndihmën e parë vogëlushit dhe i ka bërë frymëmarrje gojë më gojë. Edukatorja ka thënë se fëmija ka vjellë në këtë moment.

Mamaja e Noahs: I është dhënë ndihma e parë Noahs? Kush ia dha ndihmën e parë Noahs?

Motra e edukatores: Në urgjencë?

Mamaja e Noahs: Jo, në kopsht.

Motra e edukatores: Redina, sapo e gjeti, e mori. Ia hoqa atë, që kishte ngecur kapuçin,- tha,- e shtriva djalin në tokë tha i kam dhënë frymëmarrje. I kam bërë masazhin këtu tek zemra,- tha,- dhe në moment djali më volli. Më volli djali dhe Redina edhe në polici ia tregoi: Ja me të vjellën e fëmijës jam.

Sipas ekspertit Ervin Karamuça fakti që fëmija ka vjellë tregon që ka qenë gjallë. Sipas tij, autopsia tregon qartë se kush ka qenë shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit.

Lexo edhe :  Breshër, stuhi dhe dëborë! Zbuloni si do të jetë moti për javën e ardhshme

Ervin Karamuça: Ajo shenjë 10 centimetra që është në pjesën e qafës mund të jetë edhe një shenjë strangulimi, por që duhet shikuar nëse është horizontal apo ka ndonjë rrethorë, pra është i varur, apo i kapur nga dikush tjetër, pra varet se si mund të jenë versionet. Shenjat e ballit janë për një përplasje të mundshme të fëmijës në pjesën ballore, por mund të jenë edhe pasojë e mënyrës si është transportuar, si është mbajtur. Gjithmonë flasim për një goditje të pjesës ballore dhe kjo duhet hetuar, duhet zbardhur nga se ka ardhur.

Mbetet i paqartë shkaku i vdekjes. Shkak që ka ardhur si pasojë e strangulimit? Shkak që ka ardhur si pasojë e vjelljeve të vazhdueshme që ka pasur fëmija. Vjellja vjen si pasojë e një toksikacioni të lartë, vjen si pasojë edhe gjatë dhënies frymë në ndihmën e shpejtë, rritje e diafragmës, ai mendohet që viktima kishte konsumuar diku vaktin e drekës. Shpjegohen, janë versione të mundshme, por reagimi i tij tregon që ka pasur aftësi vitale, pra ka qenë gjallë në momentin që i është dhënë kjo ndihmë. Mund të ketë humbur ndërgjegjen, por reagimi tregon që ka pasur elementë vitalë që të kthehej në jetë.

Gazetari: Mund të ngremë një lloj piste që vdekja të ketë ardhur si pasojë e vjelljes dhe jo ndihma e specializuar që i është dhënë padashje nga edukatoret?

Ervin Karamuça: Mund të jetë edhe kështu, por mjekësia ligjore e përcakton shumë qartë në momentin e autopsisë.

Faktin që fëmija ka vjellë e konfirmon edhe një edukatore tjetër.

Mamaja e Noahs: Të të pyes, ishte gjallë Noah në momentin…?

Edukatorja: Nuk do të të them, në momentin, që e kam parë, kam menduar si nënë, se unë jam nënë me tre fëmijë. I kam dhënë frymë. I kam dhënë frymë Noahs gojë më gojë në momentin e fundit. Në momentin, që unë i kam dhënë frymë, ai ka vjellë dhe i kam kthyer kokën kështu. Fëmija ka vjellë. Nga ky moment, në sekondat e fundit, Redina e ka marrë në krah dhe ka dalë më vrap jashtë. Vjen ndihmësja, që kishte vajtur për të lajmëruar doktoreshën, që ne kemi aty. Ia ka marrë nga krahët dhe…

Mamaja e Noahs: Doktoresha e ka parë fëmijën?

Edukatorja: Jo!

Por ajo që vihet në diskutim në këtë rast është ndihma që kanë dhënë edukatoret. A kanë qenë ato të trajnuara? Këtë përgjigje duhet ta japin autoritetet ligjzbatuese.

“A ka qenë kjo ndihmë e specializuar? A ka qenë kjo ndihmë e dhënë nga një infermier ose mjek i qendrës së edukimit ditor, apo nga vetë edukatoret? A kanë qenë të trajnuara edukatoret? Kjo vlen që të hetohet për të parë nivelin e mbrojtjes së këtyre fëmijëve në një situatë të një emergjence të caktuar shëndetësore”, tha Karamuça.

 

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV