Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga tradhtia në martesë e deri te vdekja e ish-burrit politikan, dramat në jetën e Monika Lubonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Lubonja ishte lojtarja që hyri si “zonja e shtëpisë”, e cila e ka mendjen kryesisht te higjiena, por që me kalimin e javëve rezultoi se është një stratege e vërtetë në lojë. Aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira.

Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën. Banorët zgjodhën një listë emrash në kategorinë e surprizës, pa e ditur se një prej tyre do të shkonte në nominim. Kështu banorit inteligjent, Einxhelit, i është dashur të zgjedhë mes Arjolës, Monikës dhe Beniadës se kë do të çojë në nominim dhe ajo ka zgjedhur Monikën, duke e vënë në nominim për javën e ardhshme.

Monika me profesion aktore e teatrit, në film ka interpretuar disa role duke filluar nga viti 1992 dhe role jo pak të guximshëm për kohën siç ishte ai tek “Përdhunuesit”. Nëna e një vajzë të vetme nga martesa që përfundoi me divorc, Monika, duke e konsideruar veten një “rebele e pandreqshme”, vendosi të bëhet pjesë e “Big Brother VIP” pa bekimin e nënës dhe vajzës së saj, Teas.

Brenda shtëpisë ajo foli për herë të parë për jetën private me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.

“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”,  rrëfeu Lubonja.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, këngëtarja nisi të tregonte edhe disa detaje për jetën private. Aktorja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e izoluar, ajo krijoi një histori imagjinare me pilotin që çon mesazhe me parashutë për banorët, duke fantazuar për të. Produksioni ia solli surprizë “pilotin e zemrës” Arbër Xhaja, por që takimi nuk rezultoi aq emocionues edhe për faktin se piloti është i martuar dhe ka një familje. Gjithsesi nga e gjithë kjo fantazi, përfitoi një këngë nga Elgit Doda, me titull “Piloti i zemrës sime”.

Jeta gjithë drama e Monika Lubonjës/ Nga varësitë, tradhtitë në martesë e deri te vdekja e papritur e ish-burrit politikan

Por le të ndalojmë tek e shkuara e jetës së Monika Lubonjës. Para pak javësh, në “Tik-tok” u shpërnda një video ku komentuesit thonin se, “Monika pranon që përdor drogë kur ka ankth dhe stres”. “Po të kem emocione të forta, po të kem ankth (se mua ankthi më vjen nga stomaku deri në fyt e s’më lë të flas, e dua se s’bën”- i tha ajo Semit gjatë një bisede. Ndërkohë, sa i përket jetës intime, ashtu siç e tha dhe brenda BBVIP pas hyrjes të së bijës në shtëpi, Monika ishte divorcuar nga bashkëshorti duke i dhënë fund martesës, ku dhe kishte përjetuar tradhti nga ana e tij.

Lexo edhe :  Sa fitojnë yjet e “Friends” nga seriali?/ Zbulohet shifra e majme

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Monikës quhej Genci Pasko, dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera mbajti edhe postin si Zv/ Ministër i Turizmit, para disa vitesh.

Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij të panumërta si: muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet. Pikërisht për të gjitha këto detaje nga jeta e saj, Monika është shprehur herë pas here se ai ka qenë dashuria e saj më e madhe, dhe që e ka falur edhe pse ai e kishte tradhtuar.

Me hyrjen e saj në BBVIP, edhe pse kishte vetëm pak muaj nga ndarja e tij nga jeta, Monika nuk hezitoi të rrëfente në ekran për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”. Kurse katër vite më parë, e ftuar në emisionin “Thumb”, ajo tregoi detaje nga jeta personale. Aktorja tregoi se beson shumë te dashuria, por ka kaluar shumë kohë që nga koha kur ajo i ka thënë dikujt që e dashuron, duke iu referuar ish-bashkëshortit.

“Kanë kaluar vite që kur i kam thënë një mashkulli të dua. Sepse edhe ky 4-vjeçari më bëri që çdo gjë t’ia kaloja punës. Kam nevojë për dikë që të më dëgjojë, jo thjesht të quhemi “burrë dhe grua”. Jam shumë e gatshme t’i them dikujt të dua. Një dashuri shumë të madhe e kam kaluar, e doja, më donte shumë dhe e kam kaluar shumë bukur. Dashuria më çmend, më bën më të bukur, më tolerante. Nuk jam kurrë xheloze“, u shpreh ajo.

Ndërkohë paralelisht me “Big Brother VIP”, Monikën po e shohim si aktore në serialin e Ermal Mamaqit me titull “H.O.T”. Para se të hynte në BB, Lubonja postoi disa foto me aktorin më të pëlqyer të viteve ’80-të, sot rektor i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushin.

“Rikthehem pas një kohe të gjatë, në sheshxhirim me një nga aktorët më të dashur të adoleshencës sime, por jo vetëm… Aktori i roleve romantike, i kinematografisë shqiptare, ku me rolet e tij kaq të dashura bëri për vete të gjithë publikun. Sot çakun e parë, ‘Ka Motor’… dhe kështu me Kastriot Çaushin filloi starti jonë. Në serialin H.O.T.”. Na ndiqni se do t’ju surprizojmë!” Ermal Mamaqi, pas suksesit të dy filmave të tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”, solli këtë serial të ri që po transmetohet në “Klan”, ku luan edhe Monika Lubonja.

Monika Lubonja, dikur brune, tashmë identifikohet vetëm si bionde. Ajo lindi më 13 prill 1968 në Tiranë dhe si aktore e Teatrit Kombëtar, në film ka interpretuar disa role, duke filluar nga viti 1992, mes të cilëve ka bërë përshtypje me rolin te “Përdhunuesit”. Ndër filmat e tjerë ku Monika ka luajtur përmendim: “Në kërkim të kujt”, serial i vitit 2011, “Tingulli i heshtjes” serial i vitit 2010, “Tirana viti 0 (2001), “Dasma e Sakos” (1998), “Plumbi prej plasteline” (1995), “Pas fasadës” (1992) etj. Sa i përket lojës në “Big Brother”, Monika i ka përdorur të gjithë gurët, duke arritur të bëhet protagoniste, edhe pse i takon një brezi tjetër duke qenë se është më e madhja e shtëpisë në moshë./ PanoramaPlus

Të fundit

Kërkesat për azil, Shqipëria dhe Kosova “thyejnë” rekordet

Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta. Sipas të dhënave më të...

Berisha mendon edhe për Metën: Çështja do shkojë në Hagë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po merret “seriozisht” me çështjen e Ilir Metës, duke e konsideruar arrestimin e tij si “trajtim çnjerëzor” dhe se...

Parlamenti “shpall falimentin”: S’kemi lekë për dieta

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një lloj “falimenti”, duke kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për të mbijetuar deri në fund të vitit. Pas...

Horoskopi ditor, e Enjte 5 Dhjetor/ Zbulo çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Mund të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Mund të merrni lajme të mira në lidhje me punën...

Lajme të tjera

Web TV