Pas tërheqjes nga kandidatura për President, Silvio Berlusconi përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi Silvio Berlusconi vendosi të mos kandidojë për president, mediat italiane raportojnë se ai ka qenë në spitalin “San Raffaele” në Milano.

Asgjë serioze për “kavaljerin” i cili ndodhet në spital vetëm për kontrolle rutinë. Më herët Berlusconi ka qenë në të njëjtin spital në muajin dhjetor, dhe në shtator ku iu nënshtrua kontrolleve klinike pas problemeve me aritminë kardiake.

Lajmi konfirmohet nga mjeku i spitalit Alberto Zangrillo i cili bën me dije: “Silvio Berlusconi ndodhet në spitalin San Raffaele që nga mëngjesi i sotëm dhe po i nënshtrohet kontrolleve klinike periodike, të planifikuara prej disa kohësh të përfshirë në një protokoll standard”.

Ai shpjegoi se Berlusconi priti që të kalonte momenti delikat lidhur me vendimmarrjen për presidencën, për të shkuar në spital.

Përballë hyrjes së spitalit ishin vendosur gazetarë dhe kameramanë, ndërkohë që makina dhe eskorta e tij ishte parkuar në krah të automjeteve të karabinierëve.

Të fundit

Këngëtarja shqiptare trondit me deklaratën: Kam qenë viktimë e dhunës

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të guximshëm, duke treguar për herë të parë se ka...

Rama: Për Veliajn kemi dhimbje personale, drejtësia duhet të bëjë punën e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste ndjen dhimbje personale për Erion Veliajn, por theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj....

Von der Leyen dhe Plenkoviç diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe BH

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën, sigurinë...

‘Parku i Besimit’ në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet...

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Lajme të tjera

Web TV