Plagosja e 20-vjeçares në “Qytetin Studenti”, shkaku i sherrit mes vajzave ishte një djalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori rozë për pak i kushtoi jetën një vajze 20 vjeçare mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ajo u godit disa herë më thikë nga një 18-vjeçare duke përfunduar mënjehër në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit me akuzën e plagosjes me dashje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

Për fat të mirë, plagët nuk kanë qënë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë.

Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV