“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Shakaja e Agron Llakajt e vendos atë në shënjestër të komentuesve: Mjerë kush të kupton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori e komediani i njohur Agron Llakaj, që është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar foton e një shofereje autobuzi, e cila nuk dihet nëse i ka ardhur nga dikush apo është e shkrepur nga ai vetë.

Nuk dihet as nëse fotoja është shkrepur në Tiranë, ç’është e vërteta. Por Llakaj ka tërhequr vëmendjen me shënimin e tij sipër fotografisë, që është postuar me synimin për të shkaktuar të qeshura: “Kur shoh një grua që nget një autobus, jam i lumtur për evolucionin e shoqërisë në aspektin e barazisë gjinore,… dhe pastaj pres autobusin tjetër për t’ia hipur”.

Ll1

Shakaja e tij seksiste i bën jehonë një perceptimi popullor në Tiranë, sipas të cilit gratë nuk janë të zonjat në timon. Nuk dijet nëse ky perceptim ka lidhje me realitetin në Shqipëri, por studimet jashtë tregojnë se kur vjen puna te aftësitë diferencat janë të vogla në favor të burrave. Por kur vjen puna te grahja e sigurt e një mjeti gratë janë në avantazh, pasi shumica e aksidenteve bëhen nga burrat, të cilët ecin më shpejt dhe kanë vetëbesim të tepruar, gjë që i bën të përdorin celularin në makinë, t’i japin makinës në gjendje të dehur e të bëjnë më shumë aventura në rrugë.

 

 

Kjo qasje e burrave në makinë është reflektuar edhe në komentet që të tjerët kanë bërë poshtë shënimit të Llakajt. Një pjesë e komentuesve e kanë shijuar shakanë, por të tjerë janë ndalur tek qasja mizogjinike e aktorit të njohur.

Në fakt, humori në shfaqjet televizive shqiptare karakterizohet nga një seksizëm i fortë.

 

Ll2

Të fundit

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nga Ornela Çuçi  Kur Albert Einstein thoshte: "Nationalism is an infantile disease. It is the measles of mankind”, pra “Nacionalizmi...

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

Nga Auron Tare Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga...

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon ish-vjehrrit se i kanë rrëmbyer...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Lajme të tjera

Web TV